Shkencëtarët zhvillojnë sensorë për detektimin e ankthit dhe depresionit tek fëmijët

Shëndetësia

Shkencëtarët zhvillojnë sensorë për detektimin e ankthit dhe depresionit tek fëmijët

Më: 17 janar 2019 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Një sensor i ri, në formë të akesesorit, përcjellë lëvizjet e fëmijëve dhe përdor gjuhën e tyre të trupit për të dalluar fëmijët në ankth apo depresion.

Ankthi dhe depresioni prekin miliona njerëz vetëm në ShBA, dhe fëmijët nuk janë përjashtim. Mbi shtatë përqind e fëmijëve në ShBA vlerësohet të kenë ankth dhe rreth tre përqind prej tyre luftojnë me depresionin.

Por, këto vlerësime mund të jenë të ulëta, pasi simptomat tekfëmijët janë të ndryshme nga të rriturit dhe mund të jenë më të vështira për t’u zbuluar.

Shkencëtarët në Universitetin e Vermontit po punojnë në mënyra të reja për të diagnostikuar simptomat unike të fëmijëve, duke përfshirë një sensor dhe algoritëm të ri që përkthejnë mënyrën se si fëmijët lëvizin në një pamje më të qartë të disponimit të tyre.

Studiuesit i vunë fëmijët – disa prej të cilëve kishin ankth ose depresion, të gjithë të pajisur me sensorë të tyre – në situata që kishin për qëllim të ngjallnin një lloj reagimi.

Për shembull, për të parë se si fëmijët në mënyrë të ndryshme do të vepronin në një situatë që shkakton ankth, ata i çonin fëmijët në një dhomë me ndriçim dhe u thonin se një krijesë e rrezikshme është fshehur aty.

Algoritmi i sensorëve ka arritur të kapë çrregullimet në disponimin e fëmijëve brenda 20 sekondave, pasi të dhënat janë bartë në sensorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat