Arrat, ilaçi më i mirë për zorrët dhe shumë probleme të tjera

Shëndetësia

Arrat, ilaçi më i mirë për zorrët dhe shumë probleme të tjera

Më: 19 janar 2019 Në ora: 08:04
Ilustrim

Ngrënia e arrave çdo ditë mund të përmirësojë shëndetin e zorrëve. Kështu thotë studimi më i fundit i Universitetit të Illinois në Urbana (SHBA) i publikuar në revistën “Journal of Nutrition”.

Bakteret e mira

Një konsumim i rregullt i arrave (42 gramë në ditë kanë specifikuar autorët e studimit), do t’ju ndihmojë të keni përfitime në zorrë, falë mikroorganizmave “të mira” që jetojnë aty, në sajë të fibrave të shumta dietike të përfshira tek frutat e thata. Në veçanti, konsumi i arrave do të ndihmonte traktin gastrointestinal të:

Përcjellë më mirë ushqimet;

Lehtësojë furnizimin me lëndë ushqyese;

Nxis ndjesinë e ngopjes.

Hulumtimi:

Në sondazhin e kryer, pjesëmarrësit kishin për të ndjekur një dietë pa ushqime të thata, dhe një në të cilën konsumonin 42 gramë arra në ditë për 3 javë. Të dyja këto të ndara nga një javë pushim. Për të vlerësuar efektin e arrave në organizëm, në fillim të studimit dhe pas çdo periudhe, studiuesit mblodhën dhe analizuan gjakun dhe feçet e vullnetarëve.

Sipas studiuesve, konsumi i rregullt i arrave ka treguar përfitimet e mëposhtme:

– Reduktimi i niveleve të kolesterolit LDL (kolesteroli i keq)

– Rritja e Faecalibacterium, Roseburia dhe Clostridium, 3 bakteret që prodhojnë një acid yndyror që ndihmon në shëndetin e qelizave të zorrëve, ul inflamacionin dhe ndihmon për të prodhuar energji. Në veçanti, një nga tre bakteret, Faecalibacterium, është i njohur për aftësinë e tij për të zvogëluar inflamacionin dhe për të përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës.

– Reduktim i acideve biliare sekondare që janë më të larta në individët që tregojnë norma më të larta të kancerit kolorektal. Këto acide, të cilat prodhohen nga bakteret, kanë veçantinë e të qenurit të dëmshëm për qelizat e pranishme në zorrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat