Sëmundjet e zemrës mund të nisin në mitër

Shëndetësia

Sëmundjet e zemrës mund të nisin në mitër

Më: 24 janar 2019 Në ora: 08:08
Ilustrim

Sëmundja e zemrës mund të fillojë në mitër, sugjeron nje hulumtim i realizuar se fundmi.

Një studim i Universitetit të Kembrixhit zbuloi se të rriturit që vuanin nga hipoxia kronike – oksigjen i ulët – në mitër kanë më shumë gjasa të tregojnë elemente për gjendje, si presioni i lartë i gjakut ose arterie te ngurta.

Hipoxia kronike është efekti më i zakonshëm i ndërlikimeve të shtatzënisë, si para-eklampsia, diabeti ose vetëm pirja e duhanit e nënës në pritje.
Studimi u drejtua nga Profesori Dino Giussani, nga departamenti i fiziologjisë, zhvillimit dhe neuroscience.

Është pranuar gjerësisht se gjenet tona ndërveprojnë me zakonet tona të jetesës – të tilla si obeziteti dhe pirja e duhanit – për të përcaktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Por, studimi i ri tregon se ky rrezik mund të përcaktohet përpara se të lindim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat