Në situata stresuese mendoni për më të dashurit, ulë hipertensionin

Shëndetësia

Në situata stresuese mendoni për më të dashurit, ulë hipertensionin

Më: 24 janar 2019 Në ora: 08:32
Ilustrim

Kur përballeni me një situatë stresuese, vetëm duke menduar për personin e zemrës ju ndihmon të ndaloni ngritjen e presionit tuaj të gjakut, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Studiuesit kanë analizuar më shumë se 100 vullnetarë, të cilëve iu kërkua t’i vendosin këmbët në ujë të ftohtë, me qëllim që të shkaktojnë “stres të brendshëm”.

Ata gjetën se imazhet e të dashurve të tyre ishin të mjaftueshme për të parandaluar hipertensionin e përkohshëm.

Studiuesit shpresojnë se thjeshtë duke reflektuar për të dashurit mund t’ju ndihmojë njerëzve të përballojnë situatat stresuese, siç mund të jetë koha para një provimi apo operacioni.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Arizonës (UA) dhe u drejtua nga Kyle Bourassa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat