Kombinimi me limon, mollë dhe xhenxhefil për largimin e toksinave nga trupi

Shëndetësia

Kombinimi me limon, mollë dhe xhenxhefil për largimin e toksinave nga trupi

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:32
Foto ilustruese

Stili i pashëndetshëm i jetesës dhe shprehitë e këqija të ushqimit shpijnë në akumulimin e tepërt të toksinave në trup, ndërkaq zorrët mbingarkohen me toksina dhe mbeturina.

Depozitat e mbetjeve shpijnë në toksicitet të zorrëve, balancim të keq në sistem, si dhe në probleme me peshën
 

Andaj, në mënyrë që t’i eliminojmë toksinat nga trupi dhe ta përmirësojmë funksionin e zorrëve dhe shëndetin e përgjithshëm, herë pas here ne duhet të kryejmë procedura detoksi.

Sipas ekspertëve, personat që provojnë procedura të tilla përfitojnë:

– Rritje të energjisë
– Largim të toksinave
– Funksion më të mirë të mëlçisë
– Sistem më të mirë të imunitetit
– Humbje peshe
– Shfryrje të barkut
– Rrezik më të ulët të kancerit të zorrëve
– Disponim më të mirë

Receta me limon, mollë dhe xhenxhefil që mund të përdoret si procedurë origjinale detoksi:

– Dy lugë gjelle lëng limoni
– Një gotë lëng molle
– Një lugë gjelle lëng xhenxhefili
– Gjysmë luge çaji kripë deti
– Gjysmë gote ujë

Përgatitja:

Në tenxhere, përzieni të gjithë përbërësit dhe lëreni të nxehet. Kur fillon të vlojë, uleni nxehtësinë dhe vendoseni produktin në gotë. Aty shtojeni kripën dhe përzieni mirë.

Një gotë të këtij ilaçi e pini në stomak bosh çdo mëngjes, dhe sigurohuni të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës.

VËMENDJE: Para se të provoni këtë recetë, fillimisht konsultohuni me doktorin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat