Artikujt të cilët duhet t’i konsumoni saktësisht në kohën e caktuar të ditës

Shëndetësia

Artikujt të cilët duhet t’i konsumoni saktësisht në kohën e caktuar të ditës

Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:39
Ilustrim

A e keni ditur që pemët duhet konsumuar në kohë të caktuar të ditës në mënyrë që konsumimi i tyre të ketë ndikim më të mirë në shëndetin tuaj

Te shumë artikuj është shumë me rëndësi në cilën kohë të ditës i hani, përkatësisht ndonjëherë ndikojnë mirë, por ndonjëherë ndikojnë keq në trupin tonë.

Bananet

Më së miri është t’i hani rreth mesditës, sepse forcojnë imunitetin dhe pastrojnë lëkurën. Nuk rekomandohet që bananet të hahen në mbrëmje, sepse në atë kohë nxisin krijim të shtuar të mukozës dhe mund të vështirësojnë tretjen.

Mollët

Mollët përmbajnë pektinë e cila ul sheqerin në gjak, edhe kolesterinën – nëse i hani në mëngjes për kafjall. Pra, në mbrëmje më mirë shmangni, sepse pektina natën vështirë tretet.

Patatet

Hani ekskluzivisht gjatë ditës, sepse janë plot minerale, dhe ulin kolesterinën. Pasi që patatja ka shumë kalori, më së miri është të mos i hani në mbrëmje – që të mos shtoni peshë trupore.

Qumështi

Qumështi i ngrohtë është qetësues dhe ju bën të flini gjumë më të mirë – pra, pini një filxhan qumësht para se të flini gjumë. Mirëpo, në mëngjes më mirë do të ishte që ta shmangni – sepse vështirëson tretjen nëse gjatë ditës nuk merreni mjaft me sport.

Frutat arrore

Nëse rreth pasdites hani fruta arrore, ato ulin shtypjen e gjakut. Në mbrëmje nuk rekomandohen – kanë shumë kalori.

Portokalli

Gjatë ditës është e lejueshme, madje edhe ju bën mirë. Atëherë nxisin tretje Lajm i keq: nuk rekomandohet që të pihet lëngu i portokajve të shtrydhur për kafjall, sepse irriton lukthin.

Çokollata e zezë

Për kafjall lejohet. Përmban antioksidante të cilat ngadalësojnë plakjen dhe mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Nëse nuk dëshironi të shtoni peshë, mos i hani në mes të racioneve, përkatësisht ulni maksimalisht konsumimin.

Fiqtë

Në mëngjes forcojnë imunitetin dhe nxisin tretjen. Në mbrëmje mos i hani, sepse shkaktojnë fryrje stomaku.

Djathi

Djathi më së miri është të konsumohet në mëngjes, sepse në sasi të vogla nxit humbjen e peshës dhe pengon fryrjen. Mirëpo, assesi nuk rekomandohet në orët e mbrëmjes. Djathi vështirë tretet dhe mund t’ju shkaktojë probleme me lukthin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat