7 shenjat që shfaqen në trupin tuaj të cilat nuk duhet t’i injoroni

Shëndetësia

7 shenjat që shfaqen në trupin tuaj të cilat nuk duhet t’i injoroni

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:10
Ilustrim

Të gjithëve u ndodh të vënë re në trupin e tyre shenja të cilat nuk i kanë pasur më parë.

Më poshtë ju sjellim shenjat të cilat nuk duhet t’i injoroni kur shfaqen në trupin tuaj dhe çfarë tregojnë ato sipas ‘Bmail’:

1-Buzë të çara. Kjo është një shenjë alergjie, prandaj duhet të bëni kujdes me higjienën orale, produket, ushqimet dhe mjekimet që përdorni. Kjo shenjë tregon mungesa të vitaminave A, B dhe E.

2-Rënie të vetullave. Rënia periodike e tyre është diçka normale, por nëse fillojnë të bien shumë tregon se ka një problem me aktivitetin e tiroideve dhe duhet të konsultoheni menjëherë me një doktor.

3-Ndryshimi i ngjyrës së thonjve. Thonjtë e zbehtë dhe të dobët janë një shenjë anemie. Kur ato zverdhen tregon se ka një problem në mëlçi.

4-Buzë me kontur të zbehtë. Nëse vini re flluska dhe fryrje të konturit të buzës së poshtme ju mund të jeni sensitiv ndaj rrezeve ultravjollcë. Për këtë duhet të përdorni kremrat për mbrojtje ndaj diellit.

5-Fytyrë e kuqe. Tre janë arsyet përse kjo shenjë shfaqet. E para për shkak të menopauzës tek femrat mbi 40 vjeç, e dyta tregon prezencën e infeksioneve dhe e treta ndodh për shkak të momenteve kur ju merren mendtë.

6-Njolla të bardha në dhëmbë. Kjo njihet ndryshe si fluor i dhëmbëve dhe ndodh për shkak të konsumit të tepërt të ujit, ose për shkak të produkteve që përmbajnë fluor në sasi të mëdha.

7-Lëkurë e thatë e trupit. Gjatë sezonit të dimrit kjo është diçka normale dhe mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet solucioneve dhe kremrave të posaçëm, por nëse nuk bëjnë punë duhet të konsultoheni me një mjek, pasi mund të jetë dermatit i shkaktuar nga ambienti i jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat