Pluhuri i gomave dhe frenave ndot njësoj si shkarkimet e gazrave

Shëndetësia

Pluhuri i gomave dhe frenave ndot njësoj si shkarkimet e gazrave

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Pluhuri mikroskopik i gjeneruar nga konsumi i gomave dhe frenave në asfalt është përgjegjës për ndotjen njësoj si shkarkimet e gazrave tek automjetet.

Pluhuri që gomat lënë në rrugë është po aq i dëmshëm, pasi ai përmban një përzierje të kimikateve toksike dhe kancerogjene, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore në zonat me trafik të rënduar, sidomos te fëmijët dhe te të moshuarit, të cilët janë popullsia më e rrezikuar.

Larja e asfaltit më shpesh mund të jetë një propozim për të reduktuar këtë faktor ndotjeje, për fat të keq pak i njohur dhe kryesisht i nënvlerësuar, sipas një rishikimi të fundit të 99 studimeve ndërkombëtare, të publikuara në Buletinin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Pluhuri që çlirohet nga gomat dhe frenat dhe qëndrimi i tij në sipërfaqen e rrugës përbën rreth gjysmën e ndotjes nga trafiku i makinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat