Japonezët buzë zbulimit të shekullit, do të prodhojnë veshkë në kafshë për njeriun

Shëndetësia

Japonezët buzë zbulimit të shekullit, do të prodhojnë veshkë në kafshë për njeriun

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Skuadra e Institutit të Shkencës dhe Psikologjisë në Japoni ka injektuar një tip të qelizave staminale që kanë potencial të bëhen tipe të ndryshme te indeve tek minjtë që i mungojnë veshkat e tyre.

Përderisa embrionet e tyre-të cilat po ashtu nuk është dashur të kenë veshke-ato u maturuan dhe qeliza burimore e miut arriti të krijojë një veshkë nga miu.

Kjo do të thotë, në teori, që kjo metodë mund të përdoret për të rritur veshkë brenda një specie, si njerëzit, brenda një tjetri, apo si kafshët në këtë rast.

Një metodë e tillë sjell shpresë për më shumë se 100 mijë njerëz të cilët kanë nevojë për transplante veshkash, por kërkohet një burim më kuptimplotë pasi që kjo do të ishte një pengesë, në përgjithësi, për testimin e saj në kafshë.

Dy vite më parë, një skuadër japoneze u tërhoq nga prodhimi i pankreasëve për të njëjtën arsye.

Por, kësaj here kemi të bëjmë me një zbulim më domethënës.

Autori i këtij studimi, Dr Teppei Goto, nga Instituti për Psikologji dhe Shkencë, Aichi thotë se “ne kemi përdorur më parë plotësimet me blastoci për të gjeneruar pankreasin në minjtë mutant që i mungon organi”.

“Ne, kështu vendosëm të bëjmë hulumtime nëse kjo metodë mund të përdoret për të gjeneruar veshkë funksionale, e cila gjë do të kishte një aplikim më të madh në mjekësinë regjenerative pasi që ka kërkesë të madh për donacione të veshkave”.

Donacionet e organeve janë të vogla pasi vetëm tre nga 1000 njerëz kanë veshkë të përshtatshme për të sëmuarin.

Në SHBA, në një mesatare prej 10 njerëzve vdesin në ditë duke pritur transplant të organeve, në Britani, afërsisht një e treta e njerëzve të cilët kanë nevojë për një organ presin më shumë se dy vjet dhe një në 10 vdes para se të gjej donator për ta.

Kjo mungesë ka bërë që të bëhen hulumtime që të krijojnë organe në laborator. Shumica e këtyre metodave përfshijnë krijimin e tyre nga qeliza burimore.

Qelizat burimore mund të kthehen në inde të ndryshme të organeve nëse i ekspozohen kombinimeve të ndryshme kimike.

Por rritja e organeve të mëdha me struktura komplekse tri dimensionale në gjakun e tyre deri me tani nuk janë treguar edhe aq të lehta.

Dr Gota dhe kolegët e tij besojnë se rezultati i tyre-që janë arritur nga qelizat staminale të pastruara-kanë disa ndikime të mëdha në njerëzit.

Për pacientet që janë në fazën finale të sëmundjes së veshkave, organi i ri është e vetmja shpresë që ai të këtë jetë pas kësaj.

Por, më 95 pacientë që presin në listë për një veshkë vetëm në SHBA, organet janë duke u kërkuar më të madhe saqë edhe donatori, me këtë metodë, mund të gjendet më lehtë.

Image

Për momentin ka rreth 7000 njerëz në Britani që presin për transplant. Një në katër do të vdesin derisa të gjejnë një organ që i përshtatet. Shumica e këtyre pacientëve kanë nevojë për veshkë.

Kështu që studiuesit janë duke punuar për të bërë metoda që këto organe të rriten brenda organeve njerëzore të shëndosha.

Përdorimi i blastocytëve për ta bërë këtë është duke dhënë rezultate premtuese, transmeton GazetaExpress

Qelizat formohen pak ditë pasi një vezë të fertilizohet nga një kafshë mutante të cilës i mungon organi specifik.

Embrionet primitive injektohen në qelizat burimore nga një donator normal-nuk është i nevojshëm për të gjitha speciet.

Në studimin e ri, studiuesit marrin blastocitët nga minjtë e shëndoshë dhe i injektojnë ato në një mi shtatzënë femër që nuk kanë veshkë, kurse minjtë që lindin, lindin me veshkë që në ndonjë mënyrë tjetër nuk do ta kishin.

Përpjekja fillestare nga studiuesit për të rritur veshkë në minj nuk kishte sukses, injektimi nuk u dallua lehtë në dy tipat kryesor të qelizave që nevojitet për të krijuar formacion për krijimin e veshkës.

Por, kur ata e ndryshuan skenarin, qelizat staminale të miut në mënyrë efektive zhvilluan brenda miut blastocidin, i cili është bazë për formimin e strukturës së veshkave.

Për të thënë më troç, më shumë se dy të tretat e minjve kanë pasur çift të veshkave që kanë ardhur si rezultat i qelizave staminale të miut që janë mbjellur dhe mandej transplantuar tek miu tjetër.

Analiza e mëtejshme kanë treguar se të gjithë organet kishin në një strukturë të paprekur, ku të paktën gjysma e tyre prodhon urinë, raporton Nature Communications, transmeton GazetaExpress.

“Gjetjet tona konfirmojnë plotësimin e blastocidit ndër-specifik që është një metodë e zbatueshme për gjenerimin e veshkave”, thotë mjeku tjetër Dr Masumi Hirabayashi.

“Në të ardhmen, kjo qasje do të përdoret për të gjeneruar te njerëzit organe në qeliza burimore si në kafshë, potencialisht duke zgjatur jetën dhe duke përmirësuar jetën e miliona njerëzve në tërë botën”.

Kjo tregon se nëse dikush ka nevojë për një veshkë të re apo mëlçi, për shembull, mund ta këtë atë që në thelb është organi i tyre i rritur brenda një vendi të perceptuar posaçërisht, duke e siguruar atë vetëm nga një pjesë e lëkurës së tij.

Kjo mund të bëhet edhe tek derrat dhe delet pasi që janë kandidatët më të mirë, sepse organet e tyre janë të një madhësie sa tonat.

“Veshkat rezultuan të jenë funksionale, duke siguruar një koncept provë që mund të gjenerohen edhe organe të njerëzve brenda kafshëve”, thotë Dr Goto.

“Mungesa kronike e donatorëve të veshkave bën që shumë pacientë të sëmurë në fazë të fundit me veshkë të vazhdojnë trajtimin e tyre me dializë, derisa disa vdesin”, shton ai.

Në janar të 2017-ës, skuadra e tij zuri tërë tituj e mediave në botë pasi që lajmërojë që kishte rritur pankreas brenda minjve.

Kur pjesë të vogla të organeve u transplantuan në minjtë me diabet, ajo ndryshoi sëmundjen e tyre.

Ishte hera e parë që ky lloj gjenerimi i organeve ndër-specie ishte trajtuar suksesshëm në kushte mjekësore.

Pastaj, gushtin e kaluar, një skuadër amerikane që pretendonte se mund ti rrisni vet organet mund të jetë në dispozicion për pacientët e sëmurë brenda pesë viteve të ardhshëm.

Një skuadër nga Universiteti i Mjekësisë në Teksas ka transplantuar mushkëritë bio-inxhinierike për herë të parë në një derr.

Por, Dr Goto thotë se ka probleme etike në lidhje me krijimin e organeve hibride njerëz-kafshë, të quajtura kimera.

Kjo teknikë do të involvonte insertimin e qelizave njerëzore në embrione të derrave.

Kështu kafshët e reja mund të kenë disa qeliza të trurit të njerëzve-duke pasur pikëpyetje që a është kjo metodë e moralshme.

Studiuesit duhet t’i shmangen krijimin të trurit derr-njeri duke përdorur qelizat staminale të njerëzve që janë ndryshuar gjenetikisht, kështu që ato janë të paafta për të formuar indet e trurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat