Me këtë metodë të doktorit të Harvardit do të flini brenda një minute

Shëndetësia

Me këtë metodë të doktorit të Harvardit do të flini brenda një minute

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Njerëzit në gjithë botën garantojnë që ka sukses që në përpjekjen e parë!

Krijuesi i kësaj metode të popullarizuar është doktor Dr. Andrew Weill, ekspert i punësuar në Harvard ku hulumton cilësinë e gjumit, ndërkaq vetë e ka karakterizuar si “teknikë natyrale për qetësim të sistemit nervor” dhe “mënyrë e thjeshtë që ta eliminoni stresin”.

Weill ka theksuar edhe që metoda 4-7-8 mbështetet në elementet e meditimit dhe në praktikën e lashtë indiane “pranayama” që kur përkthehet do të thotë rregullim i frymëmarrjes.

Megjithatë, edhe pse i gjithë tregimi duket shumë premtues, doktori i Harvardit thotë që edhe pse kjo metodë nuk është e vështirë për t’u praktikuar, megjithatë kërkon ushtrim të caktuar dhe nuk duhet të befasoheni nëse nuk keni sukses që në përpjekjen e parë.

Mirëpo, kur njëherë ta zotëroni, do të mund të flini gjithmonë dhe kudo!

Ky është udhëzimi i hollësishëm për ta praktikuar teknikën 4-7-8.

1. Vendoseni majën e gjuhës në qiellzën e sipërme, pas dhëmbëve të parë, pastaj në atë pozitë duhet të qëndroni deri në fund të ushtrimit.

2. Fuqishëm nxirrni frymën nga goja dhe prodhoni tingullin e shushurimës.

3. Mbyllni gojën dhe merrni frymë qetë nëpërmjet hundës duke numëruar pa zë deri në 4.

4. Pastaj mbani frymën gjithnjë deri të numëroni deri në 7.

5. Kur të përfundoni numërimin, fuqishëm nxirrni frymën ashtu që të krijoni tingullin e shushuritjes duke numëruar pa zë deri në 8.

6. Atëherë jeni të gatshëm me ciklin e parë, ndërkaq duhet që ta përsërisni edhe tri herë, përkatësisht gjithsej 4 herë.

Në xhirimin e bashkuar këtij teksti Weill, i cili është autor i disa librave të vlerësuar nga fusha e mjekësisë, hollësisht ka shpjeguar se si ta praktikoni këtë metodë.

Parimi kryesor është patjetër të respektohet, më saktësisht duhet të numëroni deri në 4, 7 dhe 8, mu sikur edhe është theksuar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat