Shëndeti vaginal

Shëndetësia

Shëndeti vaginal

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:53
Ilustrim

Gjeneza e jetës dhe qëndra e kënaqësisë, ende sot vagina është një zonë misterioze dhe për ato që e kanë një.

Vagina nuk është  si mendon

Si fillim duhet thënë ( jo që nuk e kam thënë më parë ),  që fjala vaginë  përdoret për të treguar “ gjithë  zonën aty poshtë ”, ndonëse në terma mjekësore, vagina është një kanal që lidh cervixin ( qafën e mitrës) me pjesën tjetër që ndodhet jashtë trupit ( vulvën). Për të qënë sa më të saktë që  të mësoni.

Image

 

Magjia e klitorisit

Me më shumë se 8000 nerva, dhe me emrin që vjen nga fjala greke që do të thotë çelës, klitorisi është qendra e kënaqësisë. Në  fakt është i vetmi organ në trup që ka një qëllim të vetëm: kënaqësinë. Vetëm 1/4 e klitorisit ndodhet në  pjesën e jashtme të trupit, prandaj përdorimi i vibratorit mund të  ndihmojë me stimulimin e pjesës së brëndshme. Kur është i eksituar, klitorisi mund të  fryhet dhe rritet në madhësi, duke u bërë më i dukshëm. Jo vetëm kjo, por ai vazhdon të  rritet gjatë jetës së një personi, duke u bërë  2.5 herë  më  i madh gjatë viteve të  pjekurisë në  krahasim me pubertetin. Ndonëse ka shumë mundësi se si një  bartëse vagine mund të  ndjejë  kënaqësi, orgazma nëpërmjet klitorisit është  mënyra më e lehtë për të ndjerë  kënaqësi. Një orgazëm mesatare në përmjet klitorisit zgjat nga 10 deri në 30 sekonda, duke përfshirë 3 deri në 16 kontraksione të cilat i japin orgazmës më shumë intensitet. Kështu që vazhdo me ushtrimet e Kegelit.

Shpjegimi i vulvës

Vulva është pjesa e jashtme e dukshme e organit gjenital dhe ajo përfshin kanalin vaginal, klitorisin, uretrën, buzët dhe hapjen vaginale. Nuk ka një  mënyrë  të  “duhur” se si duhte të duket vulva. Ajo ndryshon në  formë, në  ngjyrë dhe madhësi. Të  gjitha vulvat duhen celebruar.

Image

Gjërat do ndryshojnë

Gjatë seksit, e gjithë  vagina ose vulva jote do të  dyfishojë  madhësinë  pikërisht për të përgatitur trupin për atë që do ndodhë. Për më  shumë, vagina do të  ndryshojë  dhe me moshën. Siç e thashë  dhe më  parë, klitorisi do të  dyfishohet, ndonëse pjesa më  e madhe e ndryshimeve do të ndodhin në  pjesën e brëndshme. Lindja e fëmijës nuk do ta ndryshojë  vaginën aq shumë  sa e mendon, por elemente si medikamente, menopauza dhe hormone nga planifikimi familjar mund të  ndryshojnë  sasinë  e lëngjeve në vaginën tënde.

PH

Vagina ka një  ph acid dhe një  nivel normal ph-i, varion nga 3.8 deri në  4.5. Është  e rëndësishme që  të  mbajnë  këto nivele në  mënyrë që  të  evitojmë rritjen e bakterieve dhe irritimeve. Mundohu të  evitosh produkte menstruale që kanë elementë kimikë dhe zgjidh tamponat ose peceta natyrale ose kupën vaginale. Evito dushin në  vaginë. Kjo gjë  mund të vrasë bakteriet e mira duke i hapur rrugën bakterieve dhe infeksioneve të ndryshme. Evito sapunë  shumë  të  fortë  ose pastrues të  fortë ose çdo produkt tjetër që  përmban alkol apo parfum.

Çfarë të thotë vagina

Sekrecionet janë normale aq me tepër  që  vagina vetë pastrohet dhe vetë lubrifikohet. Megjithatë  ndonjëherë  sekrecionet mund të jenë një sinjal që  diçka po shkon jo mirë. Kruarje dhe sekrecione si gjizë  e bardhë  mund të  tregojnë një infeksion. Gjithashtu sekrecione me erë  ose djegie gjatë  urinimit mund të  jenë  shenja infeksionesh. Të  gjitha këto mund të  ndodhin dhe nga një  palë mbathje të ngushta apo nga ndonjë larës agresiv. Një  këshillë  shumë  e mirë  është  përdorimi i mbathjeve të  pambukut që  lejojnë  qarkullimin e ajrit dhe ndërrimi sa më  i shpejtë  i veshjeve të  palestrës ose veshjeve të tjera për banjo, pishinë apo që krijojnë lagështi. Përdorimi i saktë  i produkteve sanitare është gjithashtu një këshillë e mirë.

Lubrifikanti

Përdorimi i lubrifikantit mund të  ndryshojë jetën tënde seksuale. Jo vetëm që  shton kënaqësinë  gjatë  paralojës duke ndihmuar njëri-tjetrin, por dhe ndihmon për dhimbje apo fërkime të  sikletshmë. Lubrifikanti mund të  jetë shoku më i mirë  i vaginës, për sa kohë është natyral duke mos ndryshuar ph e vaginës. Për t’u sigururar që  lubrifikanti nuk ju krijon asnjë  irritimi, mund ta përdorni në  fillim, në një  pjesë  tjetër të  lëkurës siç mund të  jetë  krahu. Mbasi jeni siguruar, përdoreni në organe gjenitale.

Pika G po apo jo ?

Debati për ekzistencën e pikës G është  larg përfundimit. Që  prej vitit 1980 mendohet që  në  vaginë ka një  buton magjik, që  nëse zbulohet mund të  falë orgazma të  mrekullueshme. Megjithatë  me vitet u zbulua që  është  pak më  e komplikuar se aq.  Fjala “Pika” na drejton gabimisht, duke menduar që  ka një  gjëndër dhe jo një  pikë  takimi. Pika G ndodhet aty ku takohen bërthama e klitorisit dhe gjëndra parauretrale. Hulumtuesit e përshkruajnë  këtë  zonë  si kompleksi klitouretrovaginal ose CUV, pra më  shumë  si një  takim të nervave, të  klitorisit, vaginës dhe uretrës. Kur të  gjitha këto zona janë  të  stimuluara, mund të  ndodhë  një  orgazëm.

Do urinoj?

Një  tjetër keqkuptim është që ejakulimi femëror është  urinë  ose përmban urinë. Edhe se disa individë mund të urinojnë  gjatë  seksit, ejakulimi femëror nuk përmban dhe nuk është urinë.  Ndonjëherë  përshkruhet një   si ndjesi apo nevojë  për të urinuar, por lëngu që rrjedh, lirohet nga disa gjëndra të  vogla në  anë  të  uretrës, që  quhen gjëndrat peri-uretrale të  Skenës. Ky lëng mund të  kombinohet me urinën gjatë  lirimit, por përsëri ejakulimi femëror nuk është urinë. LOVE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat