Lodrat me laser dhe revolet mund të shkaktojnë verbëri - Bota Sot
Lodrat me laser dhe revolet mund të shkaktojnë verbëri

Shëndetësia

Lodrat me laser dhe revolet mund të shkaktojnë verbëri

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Nëse me to fëmijët luajnë pakujdesshëm dhe pa kontrollin e të rriturve, revolja me laser dhe lodrat e tjera të fëmijëve me rreze laseri mund të dëmtojnë seriozisht sytë e fëmijëve, madje mund të shkaktojnë edhe verbërinë, tërheq vërejtjen Agjencia amerikane e ushqimit dhe e barnave (FDA).

Laseri zakonisht nuk të lëndon, por shikimi përkeqësohet me kalimin e kohës. Kjo mund të marrë disa ditë ose javë dhe ju të mos vëreni duke lënë efekte të qëndrueshme.

“Drita e fokusuar drejtpërsëdrejti në sytë e dikujt menjëherë mund të dëmtojë atë, veçanërisht nëse ajo është një laser më i fuqishëm”, thotë Dan Hewett nga Qendra e FDA për pajisjet dhe Shëndetin Radiologjik.

“Në vitet e fundit, fuqia e laserit është rritur, dhe çmimi ka rënë,” shtoi Hewitt.

FDA këshillon që kurrë të mos drejtoni direkt laserin një personi apo kafshës. Në disa raste, drita e laserit mund të jetë më e dëmshme sesa shikimi i drejtpërdrejtë i diellit.

Gjithashtu, laserët nuk duhet të drejtohen në zonat që nuk pranojnë dritë.

Drejtimin e laserëve në shofer apo njerëz të cilët kryejnë disa aktivitete mund të çojë në aksidente serioze. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...