Testimi i ADN-së e bën më të suksesshme shtatzëninë përmes IVF

Shëndetësia

Testimi i ADN-së e bën më të suksesshme shtatzëninë përmes IVF

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 20:43
Ilustrim

Një test i ri  revolucionar i ADN-së mund ta bëjë tretmanin IVF më të suksesshëm, sugjeron hulumtimi i realizuar së fundmi.

Problemet me kromozomet e një foshnje në zhvillim – fijet e ADN-së të gjetura në çdo qelizë – mendohet të jenë shkaktari kryesor i abortimeve.

Për të maksimizuar shanset e gruas që të ngelet shtatzënë përmes IVF, embrionet skanohen përpara se të futen në barkun e saj në mënyrë që të kontrollohet ndonjë anomali kromozomale.

Por kjo përfshin marrjen e qelizave nga embrionet, të cilat mund t’i dëmtojnë ato dhe të rrisin rrezikun e abortit.

Në një studim të ri, shkencëtarët gjetën që testimi i ADN-së së embrioneve të krijuara nga IVF mund të jetë një tregues më i mirë nëse ato do të çojnë në një shtatzëni të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat