Maskat më të mira me kafe që lëkura juaj të rrezatojë - Bota Sot
Maskat më të mira me kafe që lëkura juaj të rrezatojë

Shëndetësia

Maskat më të mira me kafe që lëkura juaj të rrezatojë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:44
Ilustrim

Kafeja është pija e preferuar për pothuajse të gjithë ne sapo të zgjohemi në mëngjes.

Kafeina që ndodhet në kafe zgjon molekulat të quajtura adenosine nga truri juaj kështu që ju ndiheni të freskët dhe të vëmendshëm.

Me sa duket, kafeja jo vetëm që zgjon trurin tuaj por edhe ka aftësinë për të ringjallur lëkurën tuaj.

Kafeja është diuretik i jashtëzakonshëm që ndihmon që lëkura juaj të largojë ujin e tepërt bashkë me toksinat. Kjo e bën lëkurën tuaj të shëndetshme dhe i jep një pamje të freskët dhe plot shkëlqim.

Kafeina përmirëson qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin e lëkurës që redukton paraqitjen e celulitit.

Po ashtu ndihmon që të largohen të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës si dhe papastërtitë tjera.

Më poshtë gjeni disa prej maskave më të mira me kafe për fytyrën tuaj, që ju lehtësisht mund t’i bëni në shtëpi, duke i kombinuar edhe me përbërës tjerë që me siguri se i keni në shtëpi.

Këto maska janë të përshtatshme për secilin lloj të lëkurës dhe do të bëjnë që lëkura e fytyrës tuaj të jetë e shëndetshme, e butë dhe pa dyshim të rrezatojë!

Maska me kafe dhe kokos për shkëlqim të lëkurës

Kafeja është një antioksidant dhe nxit qarkullimin e gjakut. Gjithashtu lufton dëmtimin e lëkurës të shkaktuar nga rrezet ultraviolet (UV) të diellit.

Vaji i kokosit ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore gjë që ndikon në mbrojtjen e lëkurës nga ndotësit e jashtëm.

Përveç kësaj është jashtëzakonisht hidratues për lëkurën. Gjithashtu rigjeneron lëkurën duke e bërë që të shkëlqejë.

Produktet që ju duhen:

1 lugë gjelle kafe

1 luge gjelle vaj kokosi

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Përzieni një lugë gjelle kafe të bluar dhe një lugë gjelle vaj kokosi derisa të krijohet një pastë homogjene.

Pastrojeni fytyrën dhe lejoni që të thahet.

Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për të paktën 15 minuta. Para se ta largoni maskën, masazhojeni edhe njëherë lehtësisht në fytyrë.

Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët. Nëse ju ka mbetur pak nga kjo maskë pa u pastruar, largojeni me një peshqir të butë dhe të pastër.

Këtë maskë aplikojeni dy deri tri herë në javë!

Maska me kafe dhe vaj ulliri për lëkurë të thatë

Vaji i ullirit është i njohur për të hidratuar lëkurën. Është i pasur me vitaminat A, D, K dhe E.

Vitamina A forcon kolagjenin dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës, vitamina D ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, vitamina K lufton shenjat ose venat në lëkurë dhe vitamina E  e ushqen lëkurën.

Kafeja ngushton enët e gjakut duke larguar ënjtjet në fytyrën tuaj të shkaktuara nga prania e toksinave.

Produktet që ju duhen:

1 lugë gjelle kafe e bluar

1 lugë gjelle vaj ulliri

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Përzieni një lugë gjelle kafe të bluar dhe një lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër derisa të krijohet një pastë homogjene.

Aplikojeni këtë pastë në fytyrë. Lëreni të qëndrojë për 5 deri 10 minuta dhe masazhojeni fytyrën me lëvizje rrethore.

Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe nëse ka mbetur diçka nga kjo maskë largojeni me një peshqir të butë.

Këtë maskë apikojeni dy-tri herë në javë për të trajtuar lëkurën e tharë.

Maska me kafe dhe limon për lëkurë të yndyrshme

Limoni është i pasur me vitaminë C e cila forcon elasticitetin e lëkurës dhe frenon prodhimin e tepërt të yndyrës duke e mbajtur lëkurën tuaj të pastër dhe pa yndyrë.

Produktet që ju duhen:

1 lugë gjelle kafe të bluar

Lëng limoni (mjaftueshëm për të krijuar një pastë homogjene)

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Përzieni kafenë dhe lëngun e limonit. Aplikojeni këtë pastë në fytyrë dhe qafë.

Lëreni të qëndrojë për 30 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën.

Këtë maskë aplikojeni një herë në javë, nëse keni lëkurë të yndyrshme.

Maska me kafe dhe qumësht për fytyrë të pastër

Qumështi dhe kafeja ndihmojnë pastrimin e lëkurës. Po ashtu ky kombinim hidraton lëkurën dhe e bën që të shkëlqejë.

Produktet që ju duhen:

1 lugë gjelle kafe

Qumësht

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Përzieni të gjithë përbërësit bashkë derisa të krijohet një masë homogjene.

Lajeni fytyrën dhe lëreni të thahet.

Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta.

Pastrojeni fytyrën më pas.

Aplikojeni këtë maskë dy deri tri herë në javë për fytyrë të pastër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...