Gjumi ndihmon kundër infeksionit

Shëndetësia

Gjumi ndihmon kundër infeksionit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:10
Ilustrim

Gjumi mund të rrisë aftësinë e qelizave imune brenda trupit të njeriut për të ndihmuar në luftimin e infeksionit, tregon një studim i kohëve të fundit.

"Ky zbulim tregon se gjumi ka potencial për të rritur efikasitetin e përgjigjeve të qelizave T", thuhet në raport. 

Studiuesit thanë se krahasuar me gjendjen e zgjimit, gjumi në mënyrë të ndjeshme rriti intensitetin mesatar të fluoreshencës së qelizave T, një lloj qelize të bardhë që lufton infeksionin brenda trupit të njeriut. 

Gjetjet mund të ndihmojnë në zhvillimin e strategjive të reja terapeutike me qëllim të përmirësimit të aftësisë së synuar të qelizave T, veçanërisht kur ato vrasin qelizat tumorale, thuhet në studimin e botuar në revistën Experimental Medicine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat