Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Shëndetësia

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:39
Ilustrim

Shumica madje as nuk provojnë të hanë peshk për shkak të frikës që të mos përpijnë ndonjë halë, gjë që gjithsesi është përvojë e pakëndshme, transmeton Telegrafi.

Mos u frikësoni, sepse edhe për këtë ka ilaç

Për fillim peshku duhet të hahet ngadalë, është e dëshirueshme ta shijoni, më së miri me një gotë verë të mirë.

Duhet pastruar çdo kafshatë edhe nga hala më e vogël. Megjithatë, nëse ju ndodh që hala e peshkut t’ju mbetet në fyt, përpini një kore buke ose një copë banane.

Këto pothuajse me siguri halën do ta “dërgojnë” në lukth, ku lëngjet e lukthit shpejt do ta zbërthejnë.

Mirëpo, megjithatë ndodh që edhe hala të ngecet mirë që as buka të mos ndihmojë.

Në atë rast ekstrem provoni me limon. Priteni një fetë limoni dhe ngadalë thithen lëngun i cili duke kaluar nëpër fyt do ta zbërthejë halën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat