Depresioni i qeshur – Çka duhet të dini?

Shëndetësia

Depresioni i qeshur – Çka duhet të dini?

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 19:40
Ilustrim

Termi ‘depresioni i qeshur’ nënkupton personat që shfaqen të lumtur për të tjerët, ndërkohë që vuajnë nga brenda.

Këto simptoma depresive janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Artikujt lidhur me këtë temë janë ngritur në literaturën popullore, dhe numri i kërkimeve në Google për gjendjen është rritur në mënyrë dramatike këtë vit.

Megjithatë, disa mund të vënë në pikëpyetje nëse kjo është në fakt një gjendje e vërtetë patologjike.

Përderisa ‘depresioni i qeshur’ nuk është një term teknik që përdorin psikologët, është sigurisht e mundshme që dikush i cili vuan nga depresioni të arrijë të maskojë me sukses simptomat.

Në fakt, një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që përjetojnë një humor të ulët dhe humbje të kënaqësisë për aktivitete të ndryshme arrijnë të fshehin gjendjen e tyre në këtë mënyrë.

Dhe këta njerëz mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj vetëvrasjes.

Mund të jetë shumë e vështirë për të gjetur njerëzit që vuajnë nga ‘depresioni i qeshur’. Ata mund të duken sikur nuk kanë arsye të jenë të trishtuar – ata kanë një punë, një apartament dhe ndoshta edhe fëmijë ose një partner.

Shkurtimisht, ata vendosin një maskë në botën e jashtme, duke bërë jetë në dukje normale dhe aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat