Brenda 24 orëve në QKUK janë kryer 62 operacione

Shëndetësia

Brenda 24 orëve në QKUK janë kryer 62 operacione

Nga: Z.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:34
Ilustrim

Sipas raportit 24 orësh të Klinikës së Anestezionit në Klinikën e Gjinekologjisë ka pasur 17 operacione, në emergjencë 3 operacione, në ortopedi 8 operacione, në kirurgji maksillofaciale 2 operacione, në ORL 7 operacione me anestezion total, përcjell "Bota sot".

Për 24 orë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 62 operacione në klinika të ndryshme.

Kirurgjia Torakale ka kryer 3 operacione, në neurokirurgji 2 operacione, në kirurgji plastike 2 operacione, në kirurgji vaskulare 7 operacione, në kirurgji të fëmijëve 4 operacione, në kirurgji abdominale 3 operacione dhe në kardiokirurgji 1 operacion, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat