Gjakderdhje nga hundët, ja si ta ndaloni për pak minuta me tre përbërës

Shëndetësia

Gjakderdhje nga hundët, ja si ta ndaloni për pak minuta me tre përbërës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 15:53

Gjakderdhja nga hunda, ose siç njihet në gjuhën mjekësore, espistazi është një fenomen i shpeshtë që shfaqet tek të gjitha grupshmoshat, por me të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit. Ndonëse në pjesën dërrmuese të rasteve, sasia e gjakut të humbur nuk është e dëmshme për organizmin, mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes në rastet kur fenomeni ripërsëritet. Në hundë gjenden enë të holla gjaku të cilat çahen shumë lehtë dhe si pasojë keni gjakderdhje. Hemorragjia nazale jo gjithmonë është e lidhur me simptoma patologjike të caktuara, ajo mund të ndodhë edhe për shkaqe shumë spontane, si për shembull kur membrana e mukozës së hundës është e thatë dhe e ngurtësuar. Këto janë tre produktet që duhet të vendosni menjëherë në hundë në rast se keni gjakderdhje:

Uthull molle

Sponsored by Revcontent

LAJMET MË TË LEXUAR NË LOCAL AREA

Donald and Melania Are Worried About Barron Trump's Very Alarming IQ

Trump's IQ is Finally Revealed - Try Not to Gasp!

Florida CEO to Help Publishers Grow Revenue; Improve User Experience

Uthulla e mollës arrin të frenojë hemorragjinë nazale brenda pak sekondash, më saktë 10 sekonda. Ajo ndihmon në rigjenerimin e enëve dhe kapilarëve të thyer të gjakut dhe të neutralizojë menjëherë gjakderdhjen. Mbajeni derisa gjakderdhja të pushojë plotësisht.

Qepa

Qepa ka në përmbajtjen e saj komponime sulfurike që ndalojnë menjëherë gjakderdhjen nga hunda. Gazi natyror që çliron qepa, riparon qelizat e membranës së hundë dhe në të njëjtën kohë nxit koagulimin (mpiksjen) e gjakut. Pritni një copë qepë dhe mbajeni afër hundës. Gjithashtu mund të shtrydhni lëng qepe dhe të lyeni hundën.

Lëng limoni

Edhe pse mund të mos ju pëlqejë ideja e lëngut të limonit që pluskon në hundën tuaj, ai është një ndër  mjekimet më të mira natyrale që ndalon gjakderdhjen nga hunda.  Aplikoni disa pika lëng limoni në vrimat e hundës dhe mbani kokën lart për disa sekonda. Përsëriteni këtë veprim nëse është e nevojshme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat