OBSH: Të hiqen materialet kundër vaksinave

Shëndetësia

OBSH: Të hiqen materialet kundër vaksinave

Më: 1 mars 2019 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Vaksinimi i fëmijëve është kthyer shpeshherë në problematikë, nëse duhet bërë apo jo? Interneti është mbushur më reklama të shumta të cilat kanë bërë skeptik prindërit të mos i çojnë famijët e tyre për t’i vaksinuar, pasi janë në dëm të shëndetit të vogëlushëve.

Për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të largohen lajmet keqinformuese dhe të pabazuara në fakte, se nuk duhen marrë vaksinat për shkak se shkaktojnë më shumë dëm se dobi. Reklama të tilla shpeshherë kanë sjellë edhe përhapje të epidemive, kryesisht paraliza tek fëmijë si pasojë e mosvaksinimit.

Kompania e parë që i është përgjigjur kësaj thirrjeve ka qenë rrjeti Youtube. Ai ka nisur të fshijë videot e paautorizuara, që apelojnë në ndalimin e vaksinimit, si dhe marrjen e medikamenteve tjera parandaluese.

Pjesë e kësaj nisme, është bërë edhe largimi i materialeve nxitëse dhe që nuk janë të bazuara në fakte konkrete. Aksionit të njejtë i është përgjigjur edhe Facebook, duke larguar materiale kundër vaksinimit dhe mbylljen e llogarive, që vazhdimisht lëshonte lajme të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat