Zbuloni kancerin me vetëm një analizë gjaku

Shëndetësia

Zbuloni kancerin me vetëm një analizë gjaku

Më: 4 mars 2019 Në ora: 15:47
Foto ilustruese

Në të ardhmen mjekët do të jenë në gjendje të përdorin këtë metodë tek pacientët dhe te zbulojnë kancerin ende pa dhënë ndonjë simptomë

Testi quhen ‘fara e kancerit’ , dhe përdorë një analizë e cili detekton disa komponentë të gjakut të cilët konsidorohen si shenja të hershme të kancerit. Këta komponentë përfshijnë 16 gjene përgjegjëse për tumore, dhe 8 proteina.

“Vizioni jonë është që një pacient të ketë mundësi ta kryej këtë analizë sikur kur bën një kontroll rutinë për kolesterolin apo shtypjen e gjakut,” thotë Joshua Cohen autori i këtyre hulumtimeve. Ky test do të jetë në gjendje të zbulojë edhe kancerin e lukthit, ezofagut, pankreasit dhe mëlqisë të cilët deri tani nuk kanë patur mundësi të zbulohen në faza të hershme.

Testi përdorë një ‘intelegjencë artificiale’ për të analizuar kombinimin e gjeneve dhe proteinave përkatëse me anë të markerëve nga mostra e gjakut duke arritur të përcaktojë llojin e tumorit. Nëse ky test rezulton me probleme në lukth, atëherë doktori sugjeron një endoskopi për të konfirmuar praninë e një tumori.

Hulumtimet përdorën afër 1000 pacientë me kancer, të cilët tanimë e dinin llojin e kancerit dhe e aplikuan këtë test tek ta. Testi rezutoi I saktë në mbi 69% të rasteve.

“Nëse këto hulumtime vazhdojnë, dhe ky test arrinë të aplikohet tek njerëzit, atëherë do të mund të bëhet diagnostikimi i kancerit, ende pa patur asnjë simptomë, dhe rrjedhimisht do të shpëtohen shumë jetë njerëzish.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat