Pse doktorët kanë probleme në diagnostikimin e kancerit të zorrëve te të rinjtë

Shëndetësia

Pse doktorët kanë probleme në diagnostikimin e kancerit të zorrëve te të rinjtë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:46
Foto ilustruese

Një studim për këtë çështje u bë verën e kaluar, në më shumë se 1200 persona, 57% prej te cilëve u diagnostikuan me kancer në moshën 40 dhe 49; 33% ishin diagnostikuar në moshën 30 dhe 39; dhe vetëm 10% ishin diagnostikuar përpara moshës 30 vjeçare. 

Këto rezultate ngritën pikëpyetje mbi pamundësinë e zbulimit të këtij lloj kanceri tek të rinjtë.

Hulumtimet gjetën gjithashtu se 71% e pjesëmarrësve ishin diagnostikuar me kancer në stadin e tretë apo katërt. Pacientët në moshën më të shtyer ishin diagnostikuar ne stadet më të hershme të kancerit.

Shumica e të rinjëve të diagnostikuar me kancer, rezultuan që deri tek diagnoza përfundimatare, atyre iu është dashur të konsultohen me shumë doktorë, krahas kësaj ata të cilë kishin bërë vetëm një vizitë zakonisht kishin marrë diagnozë të gabuar.

Një shpjegim i kësaj mund të bëhet duke marrë parasysh që simptomat e këtij kanceri janë shumë të rëndomta, dhe të ngjashme me disa sëmundje tjera.Kanceri i zorrëve në të shumtën e rasteve shfaqet tek personat më të moshuar, dhe vetëm 1 person në 10 të sëmurë me kancer të këtij lloji është nën moshën 50 vjeç.

Të gjithë njerëzit dhe komuniteti i mjekëve duhet të jenë të vetëdijshëm që ky lloj kanceri mund të paraqitet edhe tek të rinjtë dhe simptomat nuk duhet injoruar pavarësisht moshës së pacientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat