Kufjet shkaktojnë probleme me dëgjimin

Shëndetësia

Kufjet shkaktojnë probleme me dëgjimin

Më: 6 mars 2019 Në ora: 00:15
Ilustrim

Ndotja akustike dhe përdorimi i shpeshtë i kufjeve shkaktojnë humbje të dëgjimit. Në vendin tonë rreth 25 % e popullsisë kanë humbje të dëgjimit. Targeti më i prekur mbeten persona që punojnë në call center, por edhe adoleshentët që frekuentojnë diskotekat

Personat që punojnë në call center janë më të rrezikuar për të pasur probleme me dëgjimin. Mjekët thonë se të paktën katër vitet e fundit kanë pasur një fluks të lartë të vizitave të punonjëse në call center.

Jetmira Fejzaj: Edhe nga  punonjësit e call center kemi pasur një fluks ankesash për problemet e dëgjimit. Duke qenë se përdorin vazhdimisht kufje mbase me intensitet të lartë të zërit, ato janë subjekte që mund të dëmtohen më lehtësisht se të tjerët.

Sipas mjekes Jetmira Fejzaj ndotja akustike dhe ekspozimi në zhurma mbeten ndër shkaqet kryesore.

Jetmira Fejzaj: Në qytet, duke ecur shikojmë që ka makina që bëjnë shumë zhurmë që janë të dëmshme për veshin, por edhe përdorimi i kufjeve, ku volumi mund të jetë i lartë.

Dëmtimi i vazhdueshëm i dëgjimit është i pakurueshëm. Në vendin tonë rreth 25 % e popullsisë ka humbje të dëgjimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat