Studimi i ri: Nuk ka lidhje mes vaksinës kundër fruthit dhe autizmit

Shëndetësia

Studimi i ri: Nuk ka lidhje mes vaksinës kundër fruthit dhe autizmit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:36
Ilustrim

Një studim i ri ka konfirmuar se nuk ka asnjë lidhje mes autizmit dhe vaksinës MPR, kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

Hulumtimi i botuar në revistën shkencore, “Annals of internal Medicine”, të Kolegjit Amerikan të Mjekëve, del në përfundimin se vaksina MMR nuk ishte e lidhur me autizmin dhe rreziku për autizëm në grupin e fëmijëve të vaksinuar ishte i njëjtë me atë të fëmijëve të pavaksinuar.

Pjesë e studimit, ishin 657 461 fëmijë të lindur në Danimarkë nga 1 janari i viti 1999 deri më 31 dhjetor 2010.

Puna e kryer bazohej në 6.517 raste autizmi në mesin e fëmijëve të përfshirë në studimin që tregoi se nuk kishte asnjë lidhje midis moshës së fëmijës në kohën e vaksinimit ose kohën që nga vaksinimi dhe zhvillimi i autizmit.

Megjithatë bindja e rreme që ka ushqyer me vite paragjykimet kundër vaksinave, është e vështirë të largohet. Sipas hulumtuesve, hipotezat e përhapura nga skeptikët rreth vaksinave kanë ndikuar në besimin e qytetarëve ndaj tyre.

Dyshimet lindën në vitin 1998 nga një studim i kryer nga gastroenterologu Andreë Ëakefield, ku raportohej se nga 12 fëmijë me vonesë zhvillimi, 8 prej tyre u diagnostikuan me autizëm brenda 4 javëve që nga marrja e vaksinës së fruthit, shytave dhe rubeolës.

Përkundër kufizimeve të konsiderueshme, studimi që më vonë u tërhoq, bëri jehonë të gjerë dhe pretendimet e botuara kontribuan në dëmtimin e besimit në sigurinë e vaksinës MMR, duke cuar në një rënie të shpejtë të normave të vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera.

Që nga publikimi i raportit të Ëakefield dhe pavarësisht shumë studimeve të mëvonshme që nuk kanë gjetur lidhje mes vaksinës MMR dhe autizmit,  shqetësimet publike lidhur me një lidhje potenciale ndërmjet vaksinës dhe zhvillimit të autizmit kanë vazhduar.

Por hulumtuesit e studimit më të fundit të bazuar në një popullatë jo të seleksionuar të fëmijëve danezë në mbarë vendin, thonë se nuk kanë gjetur asnjë bazë mbështetëse për hipotezën e rritjes së rrezikut të autizmit, pas vaksinimit.

Vetëm pak ditë më parë UNICEF paralajmëronte se rastet e fruthit ishin rritur në nivele alarmante në të gjithë botën, duke u përhapur mes fëmijëve të pavaksinuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hezitimi për vaksinat, është një nga 10 kërcënimet më të mëdha shëndetësore globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat