Niveli i lartë i testosteronit, i rrezikshëm për shëndetin e meshkujve

Shëndetësia

Niveli i lartë i testosteronit, i rrezikshëm për shëndetin e meshkujve

Më: 10 mars 2019 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Në një studim të plotë, shkencëtarët në SHBA dhe Hong Kong kanë zbuluar se ekziston një lidhje midis niveleve të larta të testosteronit në meshkuj dhe mpiksjes së gjakut, sulmeve të zemrës dhe dështimit të zemrës.

E njëjta gjë vlen për njerëzit që marrin shtesa të testosteronit për të rritur nivelin e energjisë dhe dëshirën seksuale, sipas hulumtimit.

Një studim tjetër arrin në përfundimin se shkencëtarët kanë dështuar për t'u siguruar që testosteroni është një shkak i drejtpërdrejtë i problemeve kardiake, prandaj kërkohet një hulumtim i mëtejshëm.

Ky hulumtim u krye në Universitetin e Nju Jorkut dhe atë të Hong Kongut, dhe analizoi të dhënat e 400 mijë burrave dhe grave të moshës 40-75 vjeç.

Rezultatet treguan se te meshkujt, nivelet e larta të testosteronit kanë një lidhje të qartë me një rrezik në rritje të mpiksjes së gjakut, sulmeve të zemrës dhe dështimit të zemrës. Kjo lidhje ishte më pak e dukshme te gratë, të cilët përndryshe kanë një nivel më të ulët të testosteronit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat