Këto shenja në thonj tregojnë shumë për shëndetin tuaj

Shëndetësia

Këto shenja në thonj tregojnë shumë për shëndetin tuaj

Më: 11 mars 2019 Në ora: 19:48
Foto

Por në realitet, thonjtë tuaj mund t’ju japin shenja që diçka nuk po shkon në shëndetin tuaj.

Vija vertikale:
Janë format më të zakonshme të shenjave  në thonjtë tuaj, ato i shohim tek rreth 20% të  rriturve. Në shumicën dërrmuese të rasteve, kjo është vetëm një shenjë e plakjes, thotë Ivy Lee, një dermatolog i çertifikuar. Në të njëjtën mënyrë që lëkura thahet e njëjta gjë i ndodh dhe thonjve, ato ndryshojnë me moshën.

Por nëse shihni ndryshime të tjera në thonjtë, si thyerja ose ndryshimi i ngjyrës, duhet të konsultoheni me mjekun, thotë Dr Lee. Në raste të rralla, këto vija në thonjtë tuaj mund të jenë shenjë e anemisë ose problemeve kardiovaskulare. Një vijë e vetme në mes të thojit, për shembull, mund të jetë një shenjë e një mangësie si proteinat ose acidi folik.
 

Image

Vijat horizontale:
Janë më të rralla, ato mund të tregojnë se diçka nuk shkon me shëndetin tuaj por gjithashtu mund të jenë dhe pasojë e një të vrare që keni kaluar më parë. Ndonjëherë, ata tregojnë për një sëmundje të lëkurës, si ekzema, psoriasis ose paronychia kronike (një infeksion i thonjve që e bën lëkurën të fryrë dhe të kuqe), dermatologu juaj mund të jetë në gjendje të ofrojë një mundësi trajtim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat