Hormonet e stresit ndikojnë në rritjen e kancerit të gjirit

Shëndetësia

Hormonet e stresit ndikojnë në rritjen e kancerit të gjirit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Disa eksperimente të bëra në minj kanë tregtar se hormonet e stresit ndikojnë në rritjen e kancerit të gjirit përkatësisht përhapjen dhe zgjerimin e tij, që e bënë trajtimin edhe më të vështirë.

Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar kishte rreth 266.120 raste të reja.

Edhe pse kanceri i gjirit është një nga llojet e kancerit që është i trajtueshëm, në momentin që arrihet ne metastazë nuk ka më shërim, shkruan MedicalNewsToday.

Kur tumoret kanë shpërndarje të shpejtë, mjekët e kanë të vështirë të aplikojnë llojin e duhur të trajtimit sepse terapia që funksionon në njërin tip të tumorit mund të mos ketë efekt në llojin tjetër.

Hulumtimi i publikuar nga Medical News Today tregon se ekspozimi ndaj stresit kronik (afatgjatë) është një faktor që ndikon në rritjen e qelizave tumorale në rastin e kancerit të gjirit.

Studimi i fundit i realizuar nga një ekip i universitetit të Baselit në Zvicër ka gjetur evidenca duke e mbështetur teorinë se stresi shkakton shpërndarjen e qelizave tumorale të kancerit të gjirit.

 Studimi u bë duke i marrë si model minjt në të cilët vërejtën se hormonet e stresit mund ti pengojnë agjentët kemoterapik për të dhënë efektin e tyre. Në këtë studim u bë krahasimi i tumoreve në fazat e para dhe atyre në fazat e mëvonshme. Ata vërejten se tumoret të cilët ishin në fazën e metastazes kishin një lloj të receptorëve të quajtur –receptorët glukokortikoid, që janë të lidhur direkt me hormonet që shkaktojnë stresin.

Në minj tumori në fazën e metastazës ishte i lidhur me një sasi më të lartë të kortizolit-hormoni që e shkakton stresin.

Këto hulumtime shërbejnë për vetëdijësimin e njerëzve për ta menagjuar stresin sidomos atyre që tanimë janë diagnostikuar me kancer të gjirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat