Konsumimi i pijeve shumë të nxehta, rrit rrezikun për prekje nga kanceri

Shëndetësia

Konsumimi i pijeve shumë të nxehta, rrit rrezikun për prekje nga kanceri

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:43
Ilustrim

Studimi i bërë nga Universiteti i Teheranit në Iran, doli me rezultate që tregojnë një lidhshmëri në mes të pijeve shumë të nxehta dhe kancerit të ezofagut. Është hera e parë që është zbuluar një lidhshmëri e tillë. Uji shumë i nxehtë, dëmton mukozën e gojës dhe fytit dhe mund të shkaktojë probleme. Kanceri i ezofagut është shkaktari numër tetë i vdekjeve në botë dhe një nga llojet më të përhapura të kancerit.

Hulumtuesit thonë se edhe konsumimi i çokollatës apo kafesë së nxehtë ka të njëjtin efekt. Gjatë një hulumtimi të bërë që nga viti 2004 deri në vitin 2017, janë identifikuar përafërsisht 317 raste të kancerit të ezofagut të shkaktuara nga pije të nxehta. Rreziku i prekjes nga kanceri i ezofagut rritet për 2.4 herë për ata njerëz që konsumojnë këto pije, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Mekanizmi dhe procesi, që shpjegon këto rezultate lidhet me faktin se nxehtësia mund ta dëmtojë ezofagun duke shkaktuar inflamacion në të, i cili sjellë çrregullimin e strukturës së ADN-së duke krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e karcinomave. Kanceri i ezofagut afekton zakonisht personat e moshës 60 dhe 70 vjeçare dhe është më i shpeshtë tek meshkujt sesa tek femrat. Simptomat përfshijnë vështirësi në përtypje, vështirësi në tretje, djegie, vjellje dhe humbje të peshës.

“Sipas njohurive tona, ky është studimi më i gjatë i bërë ndonjëherë mbi pasojat që mund te ketë konsumimi i çajit shumë të nxehtë,” tha dr. Islami, një nga pjesëmarrësit e këtij studimi. Organizata Botërore e Shëndetit, rekomandon konsumimin e pijeve të nxehta në temperaturë më të ulët se 65 gradë. Disa nga shtetet në të cilat bëhet konsumimi i çajit shumë të nxehtë janë: Kina, Irani, Turqia dhe Amerika Jugore, kurse vendet të cilat konsumojnë pije jo shumë të nxehta janë Britania e Madhe dhe disa vende të Evropës.

Përderisa nuk konsumoni pije shumë të nxehta, ose i shtoni një sasi të qumështit, ju nuk do të jeni të rrezikuar nga kanceri i gurmazit. Këto studime këshillojnë që, përpara se të konsumoni nje pije të nxehtë lëreni atë te ftohet për së paku 4 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat