Studimet e fundit vërtetojnë që narkolepsia është sëmundje autoimune - Bota Sot
Studimet e fundit vërtetojnë që narkolepsia është sëmundje autoimune

Shëndetësia

Studimet e fundit vërtetojnë që narkolepsia është sëmundje autoimune

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:22
Ilustrim

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar që narkolepsia është një çrregullim autoimun. Tani një hulumtim i publikuar në revistën ‘Nature Communications’ ka gjetur evidenca të tjera që kjo teori mund të jetë e vërtetë.

Çrregullimi autoimun- është një gjendje, në të cilën sistemi imunologjik  gabimisht sulmon qelizat e shëndetshme të organizmit.

Narkolepsia- është një gjendje neurologjike e cila, manifestohet me çrregullime të ciklit të fjetjes dhe zgjimit. Sëmundja e narkolepsisë përfshinë simptoma të lodhjes kronike dhe nevojë për gjum gjatë ditës, si dhe personat që vuajnë nga ky çrregullim kohë pas kohë mund t’i zë gjumi edhe në ambiente dhe situata të papërshtatshme.

Sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike përafërsisht 200.000 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë diagnostikuar me narkolepsi, disa prej të cilëve përjetojnë edhe katalepsi- një gjendje në të cilën këta persona humbin ndjeshmërinë e muskujve, shkruan Livescience

Hulumtuesit kanë ndarë narkolepsinë në dy kategori: tipi 1 i cili, shfaqet më shpesh dhe përfshinë edhe katalepsinë, dhe tipi 2 i narkolepsisë në të cilin personat nuk përjetojnë katalepsi. Në tipin 1 të narkolepsisë, neuronet  të cilat prodhojnë një substancë kimikale të quajtur hipokretinë janë të dëmtuara. Hipokretina është një neurotransmiter, i cili ndihmon trurin të jetë vigjilent dhe e parandalon atë të bie në gjumë në kohë të papërshtatshme.

Rahbek Kornum dhe kolegët e tij në hulumtimin e bërë, analizuan mostrat e gjakut të 20 pjesëmarrësve, të cilët vuanin nga narkolepsia dhe 52 te tjerë që nuk kishin këtë çrregullim. Shkencëtarët vërejtën se çdo person që barte këtë çrregullim kishte një sasi të konsiderueshme të antigjeneve CD8 T- që janë qeliza të sistemit imun, që në këtë rast kanë sulmuar qelizat e shëndosha neurale duke shkaktuar sëmundjen.

Ky studim nuk është definitiv por është një hap i rëndësishëm për studimet e ardhshme. Tani dihet që krijimi i terapive për të trajtuar këtë çrregullim, duhet të fokusohet në kontrollimin e qelizave imune të vetë organizmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...