Bëni aktivitet fizik vetëm 30 minuta gjatë ditës dhe këto do të jenë rezultatet

Shëndetësia

Bëni aktivitet fizik vetëm 30 minuta gjatë ditës dhe këto do të jenë rezultatet

Më: 22 mars 2019 Në ora: 07:14
Ilustrim

Duke zëvendësuar 30 minuta të shikimit të televizionit me 30 minuta ecje, ju zvogëloni rrezikun nga vdekjet e hershme për 17%.

Një studim i bërë nga Revista Amerikane e Epidemiologjisë pohon se një zvogëlim i rrezikut nga sëmundjet të cilat shkaktojnë vdekje të hershme mund të arrihet përmes aktivitetit fizik, shkruan CNN.

Çdo aktivitet qoftë ecja, vrapimi apo ushtrimet fizike ndikojnë në zvogëlimin e këtij rreziku. Studimi përfshiu informacione të 7.999 njerëzve të moshës 45 vjeçare duke e monitoruan aktivitetin e tyre nga viti 2009 deri në vitin 2013. Hulumtuesit përdoren këto informacione për të analizuar lidhshmërinë në mes të aktivitetit fizik dhe vdekjes. Ata panë se aktiviteti fizik ishte i lidhur me disa përfitime në shëndet. Ky hulumtim ishte i limituar, sepse hulumtuesit gjetën vetëm një lidhje në mes të aktivitetit fizik dhe vdekjes së hershme dhe ishte bazuar vetëm në metodën e stimulimit.

“Shpresojmë që këto hulumtime të ndihmojnë njerëzit të aktivizohen më shumë gjatë ditës”, tha Dr. Diaz, një nga pjesëmarrësit e këtij hulumtimi. “Merr vetëm 30 minuta nga dita juaj, dhe zvogëlon rrezikun e vdekjes së hershme për 17%, kjo duhet te jetë inkurajuese për njerëzit,” shtoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat