Eshtrat nuk i forcon kalciumi por një tjetër mineral

Shëndetësia

Eshtrat nuk i forcon kalciumi por një tjetër mineral

Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:44
Foto ilustruese

Megjithatë, një studim ka theksuar se këtë proces e bën magneziumi, i cili ndodhet te farat e susamit, farat e lulediellit, basil, brokoli dhe spinaqi.

Disa studime kanë theksuar se përdorimi i nivelit të lartë të kalciumit dhe veçanërisht përdorimin shtojcave të kalciumit, ka gjasa që të rrisë rrezikun e sulmit në zemër, sidomos te gratë.

Shtojcat e kalciumit janë një zëvendësim i dobët për kalciumin dietik, thotë Fondacioni Kombëtar i Osteoporozës.

Kalciumi i tepruar mund të shkaktojë gurë në veshka dhe probleme tjera shëndetësore.

Në anën tjetër, një studim i kryer nga Kolegji i Mjekësisë ntë Baylorit që u përqendrua në marrjen dhe absorbimin e magnezit gjatë fëmijërisë ka gjetur se magneziumi është minerali që rrit dendësinë dhe forcon eshtrat.

“Marrja e magnezit në baza ditore mund të jetë një faktor i rëndësishëm për rritjen e eshtrave te fëmijët”, thotë studimi.

Studimi thotë se kalciumi është shumë i rëndësishëm, por mund të mos e ketë rëndësinë e magnezit.

Ata sugjerojnë që prindërit në veçanti sigurojnë që fëmijët e tyre të marrin shumë magnez për rritjen e kockave të shëndetshme .

Magnezi nuk është mineral i rëndësishëm vetëm për fëmijët, por edhe për moshat e thyera të cilët kanë probleme me eshtra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat