Uji zvogëlon infeksionet tek femrat

Shëndetësia

Uji zvogëlon infeksionet tek femrat

Më: 24 mars 2019 Në ora: 07:42
Ilustrim

Pirja e 1,5 litër ujë çdo ditë mund të zvogëlojë infeksionet e përsëritura të fshikëzës tek femrat.

Gratë që pinë kaq ujë përjetuan 48% më pak infeksione të përsëritura të fshikëzës së urinës sesa ato që pinin vëllimin e tyre të zakonshëm të lëngjeve, tha Yair Lotan, profesor në Universitetin e Teksasit në SHBA.

“Këto zbulime janë të rëndësishme sepse më shumë se gjysma e të gjitha grave raportojnë se kanë infeksione të fshikëzës, të cilat janë një nga infeksionet më të shpeshta në femra”, tha Lotani.

Më shumë se një e katërta e grave përjetojnë një infeksion sekondar brenda gjashtë muajve nga një infeksion fillestar dhe 44 deri në 77 përqind do të ketë një përsëritje brenda një viti, thanë hulumtuesit.

Mjekët dyshojnë se më shumë lëngje ndihmojnë për të zvogëluar bakteret dhe për të kufizuar aftësinë e baktereve që t’i bashkëngjiten fshikëzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat