Probleme me alergjinë ndaj polenit? Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni

Shëndetësia

Probleme me alergjinë ndaj polenit? Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni

Më: 24 mars 2019 Në ora: 16:58
Foto ilustruese

Deri në 70 përqind e reagimeve alergjike kundër polenit vinin si rezultat i ngrënies së disa ushqimeve të caktuara, transmeton lajmi.net.

Konsumimi i disa ushqimeve të caktuara përgjatë pranverës mund të bëjnë që sistemi imunitar t’i ngatërrojë ato me proteina, si dhe shkakton atë që ekspertët e quajnë ndër-reagim.

Megjithatë, me qëllim të mos-lejimit të kësaj, si dhe reduktimit të vuajtjeve përgjatë stinës pranverore, në paragrafët e mëposhtëm mund t’i gjeni disa ushqime që duhet lënë mënjanë, kur fillojnë të çelin lulet.

Edhe shmangia varet nga pema ose fara ndaj të cilës keni alergji. Për ata që janë alergjik ndaj polenit të barit, ju duhet të shmangni portokajtë, domatet, pjeprat dhe fiqtë.

Ajo çfarë është më e rëndësishmja, para se të vendosni t’i shmangni këto ushqime, bisedoni paraprakisht me një profesionist shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat