Tuberkulozi mund të çrrënjoset me fonde më të mira

Shëndetësia

Tuberkulozi mund të çrrënjoset me fonde më të mira

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:43
Ilustrim

Tuberkulozi mund të çrrënjoset deri në vitin 2045 nëse lufta kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse financohet ashtu siç duhet, paralajmëron një grup ndërkombëtar ekspertësh në Lancet.

Kjo është sëmundja më vdekjeprurëse në botë, pasi shkakton më shumë se 1.6 milion vdekje në vit.

Ajo është një sëmundje kronike e mushkërive që mund të parandalohet dhe të shërohet nëse diagnostikohet në një fazë të hershme.

Çdo vit, më shumë se 10 milionë njerëz vuajnë prej saj në mbarë botën.

"Kjo është një barrë e madhe ekonomike në vendet në zhvillim dhe në vendet e zhvilluara", tha emisari special i Kombeve të Bashkuara për tuberkuloz, Eric Goosby.

"Ne kemi nevojë për të nisur një strategji të re parandalimi. Ne nuk kemi nevojë për ndonjë shkencë të raketave, por sens të përbashkët," theksoi ai.

Megjithëse vret në vit po aq sa AIDS dhe malaria së bashku, një vaksinë e re kundër tuberkulozit nuk ka për më shumë se një shekull. Në të njëjtën kohë, hulumtimi për tuberkulozin është dhjetë herë më pak se sa për AIDS.

Një grup shkencëtarësh nga 13 vende thanë se për financimin e hulumtimit për tuberkuloz duhet katërfishuar shifrat në 3 miliardë dollarë në vit.

Çdo pacient i tretë i vdekur është nga India dhe vetëm në atë vend numri i vdekjeve do të reduktohet me një të tretën, me qasje më të mirë në trajtimin dhe ekzaminimet parandaluese në komunitetet me rrezik më të lartë të sëmundjes.

Kjo do të kushtonte, thonë shkencëtarët, 290 milionë dollarë në vit, dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga tuberkulozi janë 32 miliardë.

"Është e rëndësishme që të kemi mundësinë për hulumtime të reja dhe mjete të reja në luftën kundër tuberkulozit. Qëllimi është çrrënjosja e sëmundjes dhe tani po e zvogëlojmë atë me vetëm 1.5 deri në 2 për qind në vit", tha Paula Fujiwara, drejtore shkencore në Unionin Ndërkombëtar për Luftimin e Tuberkulozit dhe sëmundjeve të mushkërive.

Duhet theksuar se shkencëtarët arrijnë suksese edhe me mjetet aktuale në dispozicion.    

Në tetorin e kaluar, 80 për qind e pacientëve në Bjellorusi u shëruan me një metodë të re të trajtimit të tuberkulozit. Procedura u përsërit më vonë në disa vende të tjera dhe u arritën rezultate të ngjashme.

Gjiganti farmaceutik GlaxoSmithKline lëshoi një studim muajin e kaluar që tregoi se vaksina e re që po zhvillohej ishte e suksesshme në 54 për qind të pjesëmarrësve në testimet e mëparshme.

"Sigurisht që kemi nevojë për ilaçe të reja, pasi sëmundja evoluon", tha Goosby.

"Ne duhet, si një bashkësi shëndetësore globale, të parashikojmë zhvillimin e rezistencës ndaj ilaçit dhe të vazhdojmë të punojmë në ato të reja", shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat