Çka duhet të dini për apendicitin

Shëndetësia

Çka duhet të dini për apendicitin

Më: 1 prill 2019 Në ora: 23:50
Ilustrim

Apendiciti është infektimi një pjese shtojcë të zorrës së trashë. Apendiciti shfaqet me tepër tek fëmijët, por ndodh edhe tek të rriturit.

Tek kafshët apendiciti luan një rol të madh në shpërbërjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Tek njeriu kjo pjese është e panevojshme dhe mund të jetojmë pa të pa asnjë lloj problemi.

Çfarë e shkakton apendiciti?

Apendiciti mund të shkaktohet nga një infeksion ose nga diçka që bllokon (p.sh. mbeturina jashtëqitje të forta).

Nuk dihet qartë se përse ndodh infeksioni por një teori është që bakteri që gjendet normalisht në rrugët e tretjes pushtojnë muret e apendiciti, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës se trupit dhe shkakton infeksion.

Cilat janë simptomat?

Fëmijët zakonisht përshkruajnë një dhimbje të madhe në qendër të barkut që herë vjen dhe herë ikën. Më vonë dhimbja zhvendoset në krahun e djathtë poshtë të barkut dhe keqësohet.

Të sëmurët kanë humbje oreksi dhe ndonjëherë vjellin, por këto vjellje nuk janë të mëdha. Mund të jenë të kaps ose mund të kenë diarre.

Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë dhe mund të ketë një gjuhë të thatë, një fytyrë të këputur, rri shtrirë pa lëvizur dhe merr fryme jo plotësisht për shkak të dhimbjes.
Ndonjëherë simptomat nuk janë të rregullta dhe sa herë që ka dhimbje të forta në bark duhet konsideruar mundësia e apendicitit – kontaktoni mjekun menjëherë.

Diagnoza fillestare mund të gabohet lehtë dhe gjysma e atyre personave që janë operuar nuk kanë pasur apendicit. Mund të ngatërrohet me helmin nga ushqimi, enjtja e gjëndrave të limfës në bark dhe infeksionet e rrugëve urinare.

Si mund të mjekohet?

Në qoftë se fëmija juaj ka dhimbje të mëdha, mos i jepni asgjë për të ngrenë dhe për të pirë, por kontaktoni menjëherë mjekun. Ndërhyrje urgjentë kirurgjike është e nevojshme (apendektomi) për të hequr apendicitin para se të çahet.

Në qoftë se çahet lëngje të infektuar përhapen në bark gjë e cila sjell në afektimin e cipës së barkut dhe mund të sjellë shumë probleme të mëvonshme, si p.sh mos bërjen e fëmijëve tek femrat.

Në qoftë se apendiciti nuk trajtohet, mund të sjellë vdekjen. Të sëmurëve u jepen antibiotikë, qetësues dhe lëngje intravinare. Fëmijët bëhen mirë disa ditë pas operacionit, por ndodh që ka infeksione të mëtejshme dhe në qoftë se jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve, pas operacionit duhet të bëni kontroll tek mjeku menjëherë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat