Pranvera është stina e alergjive, ushqimet që duhet të konsumoni

Shëndetësia

Pranvera është stina e alergjive, ushqimet që duhet të konsumoni

Më: 2 prill 2019 Në ora: 20:26
Ilustrim

Stina e pranverës sjell me vete edhe alergjitë si pasojë e luleve, apo edhe faktorëve të tjerë.

Nëse më parë jeni prekur nga alergjia, duhet patjetër që të merrni masa në mënyrë që të mos përsëritet më.

Lehtësoni simptomat dhe minimizoni prekjen nga alergjitë duke shtuar në dietën tuaj këto ushqime.

10 ushqime anti-alergjike:

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë njihet për përmbajtjen e lartë në antioksidues dhe anti-inflamator. Shtimi i një lugë çaji pluhur të shafranit të Indisë në çajin ose gatim mund t’ju ndihmojë ndaj reaksionit të alergjisë.

Molla

Forconi sistemin imunitar me konsumimin e një molle në ditë. Molla përmban flavonoide që mbrojnë trupin nga alergjenët dhe limitojnë prodhimin e histaminës.

Hudhra

Një tjetër ushqim i pasur me oksidantë, anti-inflamator dhe vetitë antibiotike. Hudhra mund të ndalojë reagimin alergjike dhe pezmatimin në trup.

Limoni

Limoni është i pasur me vitaminën C, e cila ndihmon në sistemin imunitar. Limoni është ideal për luftimin e alergjisë për shkak të përmbajtjes në vitaminë C dhe antioksidues.

Çaji jeshil

Kur flasim për çajin jeshil, ka një listë të madhe me përfitime për shëndetin. Përmirëson sistemin imunitar, ndihmon me metabolizmin, detoksifikon trupin dhe parandalon reaksionet alergjike.

Konsumimi i çajit jeshil çdo ditë ndihmon në parandalimin e reaksionit alergjik, për ta forcuar efektin e saj shtoni limon ose mjaltë në çaj.

Salmoni

Salmoni është një nga ushqimet me burimin më të lartë të acideve yndyrore omega 3. Omega 3 lufton inflamacionin dhe lehtëson simptomat e alergjisë. Salmoni përmirëson funksionin e mushkërive.

Kjo është shumë e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga astma ose i ftohti. Konsumoni të paktën 2 racione salmon ose çdo produkt të peshkut të pasur me omega 3 për një javë.

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël 

përmban kalium, vitaminë B6, magnez dhe beta karoten. Këto lëndë ushqyese ulin inflamacionin dhe lehtësojnë simptomat e alergjisë.

Konsumimi i gjysmës së patates së ëmbël rregullisht ndikon në përmirësimin e sistemin e imunitetit dhe ndalon krizat e alergjisë.

Farat e lirit 

Farat e lirit janë të pasura me omega 3 dhe selen, të cilat janë të njohura për parandalimin e reaksioneve alergjike. Shtoni sallatës ose kosit një lugë gjelle fara liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat