Kur rrezikohet shikimi i fëmijëve

Shëndetësia

Kur rrezikohet shikimi i fëmijëve

Më: 2 prill 2019 Në ora: 22:40
Ilustrim

Në moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Si rezultat i zhvillimit të teknologjisë bashkëkohore me hapa shumë të shpejtë, vitet e fundit miopia tek fëmijët e moshave të vogla dhe mesatare kryesisht është rritur. Sistemi i shikimit të fëmijëve ndodhet në zhvillim të përhershëm, prandaj që faktorët e dëmshëm të mjedisit rrethues mund të ndikojnë në këtë sistem negativisht, i cili pjesërisht ndikon në zhvillimin e miopisë tek fëmijët.

Një rol të madh në zhvillimin e sistemit të shikimit luajnë mbingarkesat e shikimit. Tek këto mbingarkesa hyjnë vizatimi, leximi (mbingarkesat e shikimit në distancë të afërt), si edhe parja e televizorit, transmeton Telegrafi.

Çfarë ndodh me sistemin e shikimit të fëmijës kur ai shikon televizor për një kohë të gjatë? Shëmbëllimi nga ekrani i televizorit projektohet në retinë (në fundin e syrit).

Por në shumicën e rasteve fëmijët e moshave të vogla janë me hipermetropi, prandaj që fëmija të shikojë figurën qartë nga një distancë e caktuar i duhet të sforcojë struktura të caktuara të syrit. Kjo gjë ndodh në mënyrë reflektive dhe nuk varet nga vetëdija e fëmijës.

Kur sforcohen muskujt shikojmë figura të vogla dhe të lëvizshme, kjo gjë ndodh shpesh sidomos kur shikojmë televizor, duke mos përjashtuar këtu çrregullimin e sistemit kompensues dhe futjen e mekanizmave miopizues (zgjatja e syrit). Si rrjedhim kjo gjë mund të zhvilloj miopinë tek fëmijët.

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët që kanë shkuar në shkollë. Në moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Ngaqë kokërdhoku i syrit është i zgjatur drita nuk fokusohet aty ku duhet dhe fëmija ankohet se nuk shikon mirë.

Në mënyrë, që të shikojnë mirë objektet që ndodhen larg, fëmijët mbledhin sytë, qepallat e mbledhura në mënyrë të tillë luajnë rolin e diafragmës dhe si rrjedhojë shëmbëllimi në retinë bëhet më i qartë. Miopia nuk është vetëm defekt optik, i cili korrigjohet lehtë me syze ose lente kontakti. Kur zgjatet kokërdhoku, zgjaten edhe pjesët e brendshme të syrit, veçanërisht retina. Si rezultat, në fund të syrit shfaqen vatra distrofike, të cilat gjatë progresimit mund të çojnë në uljen e shikimit.

Prandaj, mjekimi i miopisë tek fëmijët duhet të jetë kompleks dhe të ketë si qëllim ngadalësimin ose ndalimin e saj, si edhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut në kokërdhokun dhe brenda pjesëve të tjera të syrit.

Mjekimi

Mjekimi i miopisë është kompleks, i drejtuar në të gjitha aspektet, që progresojnë atë. Në përgjithësi mjekimi i miopisë bëhet në mënyrë konservative, duke përfshirë metoda të ndryshme funksionale. Këtu përfshihen dhe ushtrime në aparate të caktuara, metoda fizike të mjekimit si dhe metoda medikamentoze. Si rregull, kur mjekojnë miopinë japin syze.

Për miopinë e shkallës së ulet dhe të mesme rekomandohen syze për larg, kurse për miopine e shkallës së lartë – syze për mbajtje të vazhdueshme. Megjithëse, vetë syzet nuk kanë ndonjë efekt mjekësor, ato janë vetëm një mjet korrigjues gjatë mjekimit të miopisë tek fëmijët. Efekt mjekësor kanë vetëm lentet e kontanktit. Efekti maksimal arrihet vetëm atëherë kur mbahen lentet e forta, por gjithashtu arrihet edhe kur pacienti mban lente kontakti të buta.

Kur miopia progreson shpejt (më shumë se 1dioptri në vit), ose kur ka ndërlikime në fundin e syrit, si etapë plotësuese e mjekimit të miopisë bëhet edhe ndërhyrja kirurgjikale-skleroplastika. Nuk ia vlen të mbiçmohen mundësitë e skleroplastikës. Për fat të keq ky operacion nuk jep garanci 100%, që miopia nuk do të progresojë edhe pas tij.

Operacioni

Operacioni nuk është alternativë e mjekimit konservativ të miopisë progresive. Mjekimi konservativ i miopisë vazhdon edhe pas operacionit. Taktika e mjekimit të miopisë, që kryhet në klinikë, stabilizon progresimin e saj në 85-90% të rasteve. Në 55-60% të rasteve efekti arrihet edhe pa ndërhyrjen kirurgjikale.

Nuk është aspak e vërtetë, është thjesht një mosinterpretim që syzet mbahen përgjithmonë, ose në qoftë se fëmija ka vënë syze, atëherë ai nuk do t’i heq më. E para, kur fëmija ka miopi të shkallë së vogël (deri në 3 dioptri), atëherë i jepen syze vetëm për larg

Syzet

Syzet nuk kanë efekt mjekësor, ato rekomandohen në mënyrë që pacienti të ndihet komfort. N.q.s fëmija në jetën e përditshme nuk mban syze, atëherë nuk duhet insistuar që t’i mbajë. Kur miopia është e shkallës së lartë ose kemi ulje të menjëhershme të pamjes, atëherë fëmijës i rekomandohen syze për gjithë kohën.

Sa më parë të fillohet mjekimi i miopisë progresive, aq më shumë mundësi ka për parandalimin e komplikacioneve në fundin e syrit, ë cilat zhvillohen gjatë miopisë progresive, dhe mund të ulin shikimin.

N.q.s miopia nuk mjekohet, atëherë është praktikisht e pamundur që të parashikohet ecuria e sëmundjes, gjë që mund të rrisë vrullshëm miopinë dhe të dëmtojë syrin. N.q.s fëmija ndodhet nën ndjekjen e mjekut, atëherë shqetësime të tilla mund të evitohen. Rritja e lejueshme e miopisë gjatë mjekimit duhet të jetë jo më shumë se 0.5 D në vit.

N.q.s miopia do të rritet me këto ritme, atëherë fundi i syrit të fëmijës nuk do të dëmtohet. Për fëmijën që ka miopi është shumë e rëndësishme higjiena e pamjes. Kryesisht, kjo i përket të gjithë fëmijëve, madje edhe atyre që nuk kanë patologji të syrit.

Mbingarkesat e shikimit duhet të jenë të kufizuara. Fëmija duhet të lexojë ulur, duke u mbështetur në tavolinë dhe me një ndriçim të mirë. Nuk rekomandohet të lexojë shtrirë ose kur ha ushqim. Gjithashtu, është e rëndësishme se sa gjatë shikon programet telelevizive. Fëmijët, që janë më të vegjël se 2 vjeç nuk u rekomandohet fare të shikojnë televizor. Kjo ka lidhje jo vetëm me mbingarkesat në sy, por edhe me ndikimin e sistemit nervor qendror, i cili mund të irritojë fëmijën.

Në moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Ngaqë kokërdhoku i syrit është i zgjatur drita nuk fokusohet aty ku duhet dhe fëmija ankohet se nuk shikon mirë. E para, kur fëmija ka miopi të shkallës së vogël (deri në 3 dioptri), atëherë i jepen syze vetëm për larg. Syzet nuk kanë efekt mjekësor, ato rekomandohen në mënyrë që pacienti të ndihet komfort

Edhe puna në kompjuter nuk duhet të zgjasë më shumë se 40 minuta, dhe patjetër pas kësaj duhet bërë 10-20 minuta pushim.

Kur fëmija ka 2 vjet – në këtë moshë është e rëndësishme se sa gjatë shikon programet telelevizive, dhe nuk u rekomandohet fare të shikojnë televizor. Kjo ka lidhje jo vetëm me mbingarkesat në sy, por edhe me ndikimin e sistemit nervor qendror, i cili mund irritojë fëmijën. Lloji i televizorit (i zakonshëm, me ekran “të sheshtë”, me panel kristalor të lëngshëm, me plazmë) praktikisht nuk ndikon në mbingarkesën e shikimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat