Pi 6 pije energjike në ditë, ja çfarë ndodh me gjuhën e tij

Shëndetësia

Pi 6 pije energjike në ditë, ja çfarë ndodh me gjuhën e tij

Më: 3 prill 2019 Në ora: 21:42
Foto

Pasi pinte të paktën gjashtë pije energjie çdo ditë, mësuesi Dan Royals tregoi se si ndikonte ky zakon në gjuhën e tij.

Në grupin Get It Off Your Chest të Facebook, ai postoi një foto të gjuhës së tij që tregon se si indet e saj janë dëmtuar në masë të madhe.

"Kush tjetër pi pije energjie?" Ju jeni të varur prej tyre. Mendoni për këtë. Hidhni një sy në këtë foto. Kjo është ajo që bëjnë pijet energjetike në një gjuhë. Paramendoni se çfarë bëjnë me organet e brendshme," shkruan ai.

Royals shton se ndryshimet u vunë re pasi piu gjashtë pije energjetike në ditë për një kohë. Kur e vizitoi doktorin, ai mësoi se kimikatet nga pijet energjetike kishin dëmtuar gjuhën e tij, transmeton KosovaPress.

Megjithëse Dan nuk shpjegoi saktësisht se si ndodhi, dihet se dentistët paralajmërojnë për efektet e dëmshme që sasia e madhe e sheqerit në pijet energjetike ndikon në shëndetin oral.

"Një studim në SHBA ka treguar se acidi dhe një sasi e madhe e sheqerit në pije energjetike mund të shkaktojnë karies", thekon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat