Cili është dallimi mes frutave të njëjtë? Mësoni cilat janë më të shëndetshëm

Shëndetësia

Cili është dallimi mes frutave të njëjtë? Mësoni cilat janë më të shëndetshëm

Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:37
Ilustrim

Të gjithë e dimë se frutat dhe perimet janë të mirë për ne- por rezulton se disa variete janë shumë më të mira për shëndetin tonë sesa të tjerat.Lakra jeshile apo ngjyrë e vjollce

Cili është ndryshimi?

Lakra e vjollce (ose e kuqe) përmban më shumë vitamina A, hekur sesa ajo jeshile.

Lakra ngjyrë vjollce ka disa shtesa mbresëlënëse ushqyese.

Ajo përmban dhjetë herë më shumë vitamina A, e cila është jetike për shëndetin e syve, dyfishin e sasisë së hekurit dhe për shkak të ngjyrës së saj të ndritshme përmban 36 antioksidantë që tregojnë se shmangin kancerin dhe madje edhe përmirësojnë memorien.

Gjithashtu është një burim i mirë i vitaminës B, të cilat janë të rëndësishme për prodhimin e energjisë”.

Fituesi: Lakra e vjollce

Rrush i gjelbër apo i zi?

Cili është ndryshimi? Rrushi i zi përmban më shumë fitokemikale se rrushi i gjelbër.

“Rrushi nuk është një burim veçanërisht i dobishëm i vitaminave apo mineraleve në krahasim me frutat e tjera. Por dobia më e madhe e tyre janë fitokemikalet- ushqyesit bimor në to”, ka thënë nutritionistja Fiona Hunter.

Lëkura e errët e rrushit është më e mirë, shpjegon ajo.

Rrushi i kuq dhe i zi përmbajnë vlera ushqyese të cilat janë të lidhura me parandalimin e kancereve të ndryshme duke përshirë gjoksin, zorrën e trashë dhe mushkëritë.

Vëmendje: Rrushi që qëndron në frigorifer mund të ulë ndjeshëm nivelet fitocimike, kështu që lini ato në një tas.

Fituesi: Rrushi i zi

Mollë e kuqe apo e gjelbër?

Cili është ndryshimi? Një mollë e gjelbër ka rreth 6g sheqet më pak sesa një mollë e kuqe.

Në mollë e mesatare e kuqe mund të përmbajë deri në 23 g sheqer, përderisa ajo e gjelbër ka vetëm 17 g- më shumë se një lugë çaji.

Fiona Hunter thotë: “Mollët janë një burim i mirë i fibrave të tretshëm, gjë që ndihmon në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit në gjak dhe uljen e kolesterolit.

Hulumtimet nga Danimarka gjithashtu gjetën se njerëzit që hanin mollë rregullisht, kishin nivele më të larta të baktereve të mira në zorrët e tyre, ndërsa një studim nga Finlanda gjeti se ata që hanin një mollë në ditë për katër javë ulën “kolesterolin e keq” të tyre deri në 40 për qind.

Këshillë: Gjithmonë hani mollë me lëkurë. Jo vetëm që është një burim i mirë i fibrave, por gjithashtu nivelet e antioksidantëve të shëndetshëm në lëkurën e mollës janë pesë herë më të larta se në mish.

Fituesi: Molla e gjelbër

Hudhra e bardhë apo e kuqe?

Cili është ndryshimi? Hudhra e kuqe përmban më shumë alicin, e cila ka treguar se ka ulje antibakteriale, uljen e kolesterolit dhe efektet përmirësuese të qarkullimit.

“Të gjitha hudrat përmbajnë fito-kimikate që besohet se ndihmojnë në mbrojtjen kundër llojeve t caktuara të kancerit, zvogëlojnë kancerin e keq “LDL” dhe mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës”, ka thënë Fiona.

Megjthatë, varitetet e kuqe të hudhrës dhe ato të vjollce ofrojnë deri në tre herë më shumë alicin, një përbërje biologjikisht aktive që formohet kur hudhra është e prerë.

Këshillë: Duhen rreth dhjetë minuta për të formuar një shtresë të plotë të hudhrave, prandaj është mirë të lini për pak kohë të ulet, para se ta shtoni në gatim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat