Mos pini ilaçe kur jeni sëmurë, në fillim bëni këtë gjë…

Shëndetësia

Mos pini ilaçe kur jeni sëmurë, në fillim bëni këtë gjë…

Më: 5 prill 2019 Në ora: 06:53
Ilustrim

Në rast të ndonjë viroze, gripi apo diçka tjetër, nuk duhet menjëherë të shkoni në farmaci për të marrë ilaçe.

Nëse doni që sistemi juaj imunitar të luftojë infeksionin viral, si fillim duhet të shtriheni në shtrat për të pushuar.

“Times of India” shkruan se një studim i publikuar së fundmi nga revista e mjekësisë eksperimentale provoi se njerëzit që fjetën gjumë gjatë kohës që ishin sëmurë ndiheshin më mirë.

Gjumi i lejon qelizat që luftojnë infeksionin ta kryejnë më mirë punën e tyre. Kur ju flini gjumë qelizat janë më vigjilente dhe aktive, prandaj ju do të ndiheni më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat