Zbehni hematomat brenda pak ditëve përmes këtyre mënyrave natyrale

Shëndetësia

Zbehni hematomat brenda pak ditëve përmes këtyre mënyrave natyrale

Më: 5 prill 2019 Në ora: 07:02
Ilustrim

Grumbullimi i gjakut nën lëkurë është i shpeshtë, nga ato më të voglat në formë mavijosjeve e deri te ënjtjet e mëdha, që janë si pasojë e përdredhjes së nyjave ose dëmtimit të muskujve.

Hematoma paraqitet që pas goditjes ose tendosjes, pëlcet një ose më shumë enë të gjakut. Atëherë gjaku shpërndahet nën lëkurë. Te mavijosja bëhet fjalë për gjakderdhjen kapilare nën lëkurë. Në këtë rast sasia e gjakut është e vogël, por e shpërndarë në një sipërfaqe relativisht të madhe. Më poshtë keni disa kura natyrale si t’i trajtoni në kushte shtëpie.

1.Kompresat e ftohta mund të pengojnë formimin e mavijosjeve, por nëse nuk keni pasur mundësi ta shfrytëzoni këtë metodë dhe vendi i goditjes tashmë e ka ndryshuar ngjyrën, është koha për kompresa të ngrohta, masazh të lehtë dhe fërkim të vendit që dhemb, sepse ngrohja sjell deri te resorbimi i gjakut të formuar nën të.

2.Vendosni sipër hematomës mish të pagatuar: Me siguri mund t’ju duket qesharake, por ky truk i vjetër i gjyshes funksionon gjithmonë. Mishi i gjallë ul mavijosjen e lëkurës dhe redukton gradualisht hematomën. Nëse nuk e besoni, nuk ju kushton asgjë ta provoni.

3.Lëng limoni dhe kripë e jonizuar: Lëngu i limonit ka në përmbajtjen e tij acid citrik i cili eliminon njollat e ndryshme nga lëkura, përfshirë këtu edhe shenjat kafe si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell. I kombinuar me kripën e jonizuar, efekti i tij është akoma edhe më gjithëpërfshirës. Shtypni një limon dhe lëngun e tij bashkojeni me dy lugë çaji kripë, masazhoni zonën ku keni hematoma dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

4.Uthulla e mollës është një nga ato produkte çudibërës që gjen përdorim pothuaj kudo, si për shembull në trajtimin e rënies së flokëve, zverdhjes së thonjve, pastrimit të shtëpisë etj. Megjithatë ju mund ta përdorni edhe për të trajtuar njollat e hematomave në trup. Mjaftoni të lyeni një tampon pambuku me uthull molle dhe ta kaloni mbi lëkurë. Përveç se ndihmon në zhdukjen e tyre, përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat