Konsumimi i duhanit ndalon trupin ta luftojë kancerin e lëkurës

Shëndetësia

Konsumimi i duhanit ndalon trupin ta luftojë kancerin e lëkurës

Më: 7 prill 2019 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Pirja e duhanit ndalon trupin të luftojë kundër kancerit të lëkurës, është bërë e ditur sipas një hulumtimi të realizuar së fundmi.

Duhanpirësit dhe ish duhanpirësit kanë 40 përqind më pak të gjasa të mbijetojnë sëmundjen dhjetë vjet pas diagnozës, krahasuar me ata që kurrë nuk kanë pirë duhan.

Një lidhje midis pirjes së duhanit dhe reagimit të trupit ndaj melanomës, më së shpeshti i shkaktuar nga ekspozimi ndaj diellit, nuk është gjetur më parë.

Përgjigja imune e duhanpirësve duket të funksionojë, por është më pak efektive, thanë studiuesit në Universitetin e Leeds.

Ata theksuan rëndësinë e njerëzve që ta lënë zakonin e duhanpirjes, veçanërisht nëse luftojnë kundër kancerit të lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat