Kafeja parandalon kancerin e lëkurës

Shëndetësia

Kafeja parandalon kancerin e lëkurës

Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:51
Ilustrim

Është studiuar ndikimi i pirjes së kafesë në karcinomën e lëkurës në mbi 77.000 femra të moshuara.

Hulumtimi është bërë në një afat të gjatë kohor duke filluar nga viti 1s990. Ndërsa janë marrë parasysh të gjithë shkaktarët tjerë të mundshëm të karcinomës, siç janë duhani, alkooli, mosha, BMI dhe ndikimi i ambientit dhe rrezeve të diellit.

Pas këtyre analizave, shkencëtarët kanë zbuluar se secili filxhan me kafe në ditë është i lidhur me 5 për qind të zvogëlimit të paraqitjes së karcinomës së lëkurës. Femrat të cilat kanë pirë gjashtë filxhanë me kafe në ditë kanë qenë për 30 për qind më pak të rrezikuara për karcinomë të lëkurës në krahasim me fermat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat