5 arsye pse fëmijët që rriten afër gjyshërve, kanë benefite!

Shëndetësia

5 arsye pse fëmijët që rriten afër gjyshërve, kanë benefite!

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:10
Ilustrim

1. Fëmijët do të kenë një sistem të integruar mbështetës (përveç prindërve të tyre).

Sipas hulumtimeve të mbledhura nga Universiteti i Oxford-it, fëmijët që janë në gjendje të mbajnë marrëdhënie të ngushta me gjyshërit e tyre, kanë tendencë të kenë më pak probleme emocionale dhe të sjelljes, duke i lejuar ata të jenë më të mirë në trajtimin e ngjarjeve traumatike të jetës si divorci, ngacmimi, vdekja etj. Të kesh një marrëdhënie të mirë me gjyshërit, ndihmon gjyshërit të ofrojnë një ndjenjë sigurie dhe mbështetjeje, në mënyrë të tillë që prindërit mund të mos jenë në gjendje të ofrojnë. Kjo i ndihmon fëmijët në rritje, që të lundrojnë në përvojat negative të fëmijërisë.

2. Duke pasur një identitet ndërgjeneral, resilienca (elasticiteti) i fëmijës rritet.

Të kuptuarit se kush janë ata, prej nga kanë ardhur dhe historia e familjes së tyre (gjë që mund të ndodhë duke njohur mirë gjyshërit tuaj) mund të ndihmojë një person të jetë më elastik. Arsyeja për këtë, është se njohuria dhe të kuptuarit ndihmojnë që një person të ndihet që ka kontroll më të madh në jetën e tij, madje edhe kur ndodhin ngjarje të pakontrollueshme. Kuptimi i familjes së tyre dhe historia e tyre, mund të ndihmojnë një person të rritet për të kuptuar se ata janë pjesë e diçkaje më të madhe se vetë vetja dhe jeta e tyre.

3. Duke pasur një marrëdhënie të ngushtë me gjyshërit, ndihmon fëmijët të rriten për të qenë më pak diskriminues ndaj të moshuarve.

Të gjithë bëhen të vjetër. Kjo është rruga e jetës. Shpresa, megjithatë, është se gjeneratat tona më të reja, nuk do të diskriminojnë të moshuarit dhe një mënyrë për të siguruar që kjo të mos ndodhë, është ndërtimi i marrëdhënieve të forta mes të rinjve dhe të moshuarve ose gjyshërve dhe nipërve/mbesave. Sipas një studimi të vitit 2017, fëmijët që zhvillojnë marrëdhënie të ngushta me gjyshërit e tyre, kanë më pak gjasa të tregojnë njëanshmërinë ndaj të rriturve të moshuar dhe fëmijët që kishin një marrëdhënie të dobët cilësore me gjyshërit e tyre, kishin më shumë gjasa të ishin diskriminues.

4. Një marrëdhënie e ngushtë me gjyshërit, ndihmon në parandalimin e depresionit si të rritur.

Një studim i Universitetit të Boston-it në vitin 2014, zbuloi se marrëdhëniet cilësore midis gjyshërve dhe nipërve/mbesave të vegjël, ulin shkallën e depresionit për të dy palët, të moshuarit dhe nipërit e mbesat kur bëhen të rritur.

5. Gjyshërit jetojnë më gjatë, kur mund të kalojnë kohë të rregullt me nipërit e mbesat e tyre.

Ndërsa fëmijët mund të lodhen nga prindërit e tyre, ata sjellin një ndjenjë të re të jetës për gjyshërit! Gjyshërit që janë në gjendje të investojnë, të zbrasin dashuri dhe përkrahje dhe të zhvillojnë një marrëdhënie të ngushtë me nipërit e mbesat, mesatarisht do të shtojnë pesë vite në jetën e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat