Simptomat e kancerit të prostatës

Shëndetësia

Simptomat e kancerit të prostatës

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:15
Foto ilustruese

Kanceri i prostatës është forma më e shpeshtë e kancerit që e hasim tek meshkujt. Sëmundja prek prostatën, një pjesë e vogël që gjendet tek pelvisi i mashkullit.

Nuk është e lehtë të dini nëse jeni në rrezik nga sëmundja e kancerit të prostatës, pasi që simptomat zhvillohen shumë ngadalë në një periudhë kohore shumë të gjatë. Por një nga shenjat më të qarta të prostatës së kancerit është problemi në të urinuar.

Vështirësitë në urinim, qoftë nëse keni një rrjedhë të dobët, apo dhimbjet gjatë kryerjes së nevojës mund të jenë shenjë të kancerit të prostatës.

Shkaktari i saktë i kancerit të prostatës nuk është shumë i njohur. Shancat më të mëdha janë të prekeni nga kjo sëmundje nëse ndonjë nga familjarët e juaj ka këtë sëmundje.

Mund të jeni gjithashtu në rrezik nga prostata e kancerit, nëse në urinën e juaj ka gjak, nëse ka edhe nevojë që të urinoni më shpesh se zakonisht është gjithashtu shenjë e shëndetit të keq në përgjithësi.

Obeziteti mund të rritë shancat për këtë sëmundje, ndërsa ka disa prova që kalciumi i lartë në gjak mund të rritë rrezikun gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat