Qumështi i gjirit është ndryshe, nëse nëna është mbipeshë

Shëndetësia

Qumështi i gjirit është ndryshe, nëse nëna është mbipeshë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:47
Ilustrim

Qumështi i gjirit është faktor kyç për të parandaluar obezitetin tek fëmijët. Por në përbërjen e tij rol thelbësor luan roli i nënës, pasi qumështi i një nëne mbipeshë është i ndryshëm nga ai i një nëne me peshë normale.

Ndryshimet në metabolitë e molekulave të vogla që janë të pranishme qumësht janë faktor risku për obezitetin e fëmijës.

Është kjo ajo që del në një studim amerikan të publikuar në revistën shkencore “American Journal of Clinical Nutrition”. Studimi u krye nga Joslin Diabetes Center dhe nga Universiteti i Oklahoma dhe Minnesota.

U analizua përmbajtja e qumështit të nënës te 35 gra të ndryshme për gjashtë muaj me radhë gjatë ushqyerjes së fëmijëve.

Qysh në muajin e parë e deri në të gjashtin u gjetën mbi 10 metabolite që diferencojnë qumështin e nënave mbipeshë dhe obeze në raport me nënat normale dhe të dobëta.

Kështu rezultoi se nënat e shëndosha rrisin fëmijë me peshë mbi normalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat