QKUK: Shpëtohet fëmija, i kishin mbetur dy kikirikë që bllokuan mushkërinë - Bota Sot
QKUK: Shpëtohet fëmija, i kishin mbetur dy kikirikë që bllokuan mushkërinë

Shëndetësia

QKUK: Shpëtohet fëmija, i kishin mbetur dy kikirikë që bllokuan mushkërinë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:17
QKUK

Mjekët në QKUK kanë shpëtuar një fëmijë, i cili ishte në rrezik për jetë, pasi disa kikirikë i kishin bllokuar tërësisht mushkërinë e djathtë, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Drejtori i Otorinolaringologjisë (ORL), Hajdin Thaçi, bashkë me ekipin mjekësor, kanë ndërhyrë urgjentisht dhe intervenimi ka përfunduar me sukses brenda 10 minutave, ndonëse kishin paralajmëruar familjen për situatën e ndërlikuar dhe pasojat eventuale.

“Bronku i djathtë ka qenë i tëri i bllokuar, fëmija ka marrë frymë vetëm me anën e majtë. Në këtë rast, mushkëria e djathtë ka qenë tërësisht e bllokuar dhe ne në fakt kemi filluar tërheqjen një nga një të copëzave të kikirikut”.

“Ka qenë një nga përmasat e mëdha të kikirikut, e cila e kishte bllokuar në tërësi bronkun, është dashur të thyhet dhe në e kemi heq në tërësi, kështu që fëmija menjëherë është ndjerë më mirë”, thotë Thaçi.

Sipas drejtorit Thaçi, në Klinikën e Otorinolaringologjisë, nuk ka vdekur asnjë fëmijë gjatë ndërhyrjeve kirurgjike, deri tash.

Klinika e Otorinolaringologjisë ofron shërbime për të gjitha qytetet e Kosovës, përfshirë edhe një pjesë të veriut të Shqipërisë.

Aty është trajtuar me sukses edhe një paciente, të cilës i kishte depërtuar një gjilpërë në rrugët e ushqimit, teksa stomatologu po trajtonte dhëmbin e saj në një ordinancë private.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...