Ecja është më e shëndetshme në mëngjes apo në mbrëmje? - Bota Sot
Ecja është më e shëndetshme në mëngjes apo në mbrëmje?

Shëndetësia

Ecja është më e shëndetshme në mëngjes apo në mbrëmje?

Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:42
Ilustrim

Aktiviteti fizik është gjithnjë i rëndësishëm për të patur një jetë të shëndetshme si dhe për të qenë në formë.

Ecjet apo shëtitjet e gjata janë gjithnjë të këshillueshme, e sidomos për personat që nuk e preferojnë shumë palestrën.

Mirëpo sipas dy studimeve të fundit nga Instituti Weizmann i Shkencës në Rehovot në Izrael dhe Universitetit të Kalifornisë, është konkluduar se ecjet gjatë mbrëmjes janë më të shëndetshme se ato që realizohen gjatë ditës.

Nga eksperimentet e bëra me kaviet e laboratorit kërkuesit arritën në rezultatin se performanca e aktivitetit fizik në mbrëmje është 50% më e efektshme se e mëngjesit.

Kaviet që ecën gjatë mbrëmjes kishin nevojë për më pak oksigjen, duke arritur në nivele më të larta të një substance në trup, e cila rrit aktivitetin metabolik të indeve.

Sipas kërkuesve studimet e tyre janë ndër të parat që provojnë këtë teori. Në këtë mënyrë ata këshillojnë që njerëzit të realizojnë ecje  në mbrëmje pasi janë më në shëndetshme se gjatë mëngjeseve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...