A ka dallime në funksionet e trurit, tek njerëzit që zvarrisin punët? - Bota Sot
A ka dallime në funksionet e trurit, tek njerëzit që zvarrisin punët?

Shëndetësia

A ka dallime në funksionet e trurit, tek njerëzit që zvarrisin punët?

Më: 20 prill 2019 Në ora: 18:13
Ilustrim

Hulumtuesit kanë qenë për një kohë të gjatë të hutuar nga ndarja në mes njerëzve që punojnë dhe atyre që zvarrisin punët. Por, edhe pse një numër i ndryshimeve sociale dhe psikologjike janë identifikuar, deri më tani, askush nuk ka krahasuar trurin e këtyre dy grupeve. 
Një studim i ri ka hulumtuar bazat nervore për kontrollim të impulsit, dhe ka zbuluar se truri i njerëzve që punojnë dhe truri i atyre njerëzve që i zvarrisin punët, me të vërtetë dallojnë nga njëri tjetri.

Duke përdorur pasqyimin e rezonancës magnetike (MRI), studimi ka ekzaminuar trurin e 264 grave dhe burrave. Më pas, pjesëmarrësit kanë plotësuar një pyetësor i cili mat aftësitë e tyre për të kontrolluar veprimet dhe impulset – duke marrë  rezultate për orientimin e veprimit të individit lidhur me vendimarrjen (AOD). Ose me fjalë të tjera për të zbuluar se sa ata janë “njerëz që punojnë” ose “njerëz që i zvarrisin punët”.

Gjetjet kanë zbuluar se ata njerëz me kontroll të dobët – grupi i njerëzve që zvarrisin punët, ishin të prirur të kenë amigdalën më të zhvilluar, e cila është qendra  kontrolluese kryesore e trurit për frikën dhe emocionet.“Si rrjedhojë e kësaj, njerëzit me amigdalë më të zhvilluar, dalin të jenë më spontan, prandaj hezitojnë të iniciojnë ndonjë qëllim dhe tentojnë t’i shtyjnë punët pa ndonjë arsye të vlefshme,” kanë shpjeguar autorët në artikullin e tyre të publikuar në Psychological Science. Pra, në vend se të jenë përtac ose jo ambiciozë, siç supozohet shpesh, njerëzitë që i zvarrisin punët mund thjeshtë të jenë më pak të prirur për të ndërmarrë veprime.

Amigdala kontrollon mënyrën se si ne reagojmë kundrejtë frikës, por për shkak të lidhjes së saj me qendrat  e memories në talamus dhe korteks, përgjigja jonë ndaj frikës mund të ndryshojë me kohë në sajë të përvojave të kaluara.
Amigdala gjendet në bërthamën e qendrës që kontrollon veprimet. Ajo udhëzon dhe përzgjedh  sjelljet më të dëshirueshme, ndërkohë që pengon veprimet që mund të çojnë në rezultate të pafavorshme. Dhe shumica e kësaj bazohet në kujtesën tonë.

“Sa i përket kontrollit të veprimit, kjo mund të nënkuptojë që individët me amigdalë më të zhvilluar, mësojnë nga gabimet e kaluara dhe vlerësojnë më gjerësisht  veprimet e ardhshme dhe pasojat e tyre të mundshme “, aludojnë autorët. “Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në shqetësim dhe hezitim më të madh, siç vërehet tek individët me rezultate të ulëta të AOD-së”.

Kur është fjala për ndërlidhjen në tru, ka pasur edhe dallime të dukshme mes dy grupeve. Hulumtimet  zbuluan se lidhjet mes amigdalës dhe korteksit anterior cingulate dorsal (ACC dorsal), ishin më pak të theksuara në mesin e atyre njerëzve me kontroll të dobët të veprimit.
Kjo i mbështet sugjerimet e autorëve se në qoftë se lidhja mes amigdalës dhe ACC dorsal është  e dëmtuar, kontrolli i veprimit është i dëmtuar.
“Individët me një vëllim më të lartë të amigdalës mund të jenë më të shqetësuar për pasojat negative të një veprimi; ata tentojnë të hezitojnë dhe të heqin dorë nga gjërat”, aludon një nga autorët Erhan Genç, studiues i neuroshkencës  kognitive nga Bochumi i Ruhr-Universitetit në Gjermani.

“Për shkak të një lidhjeje të ulët funksionale midis amigdalës dhe ACC dorsal, ky efekt mund të rritet, pasi ndërhyrja e emocioneve negative dhe veprimet alternative mund të mos jenë të rregulluara mjaftueshëm”, shkruan revistapsika. Studimi është i pari i këtij lloji që tregon se ndryshimet individuale në kontrollin e veprimit janë të lidhura me anatominë e trurit dhe lidhjet  e tij. Por për shkak se ky hulumtim është ende në fillimet e tij, autorët po bëjnë thirrje për studime të mëtejshme për të mbështetur rezultatet e tyre.

“Edhe pse dallimet në lidhje me aftësinë tonë për të kontrolluar veprimet tona ndikojnë në suksesin tonë privat dhe profesional si dhe shëndetin tonë mendor dhe fizik në një shkallë të konsiderueshme, themelet e tyre nervore ende nuk janë studiuar mjaftueshëm”, thotë bashkë-autorja Caroline Schlüter , një studente e PhD që hulumton psikologjinë biologjike dhe neuroshkencën e personalitetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...