Obeziteti dhe depresioni të lidhura ngushtë mes vete tek fëmijët

Shëndetësia

Obeziteti dhe depresioni të lidhura ngushtë mes vete tek fëmijët

Më: 28 prill 2019 Në ora: 12:49
Ilustrim

Shtatëvjeçarët obezë janë në rrezik më të madh të vuajnë nga probleme emocionale, të tilla si ankthi dhe disponimi i ulët, kur arrijnë në moshën 11 vjeçare, sugjeron një studim i madh i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Studiuesit zbuluan se obeziteti dhe shëndeti mendor ishin të lidhura ngushtë dhe gradualisht pësuan rritje gjatë gjithë fëmijërisë.

Vajzat priren të kenë Indeks të Masës Trupore (BMI) më të lartë dhe më shumë probleme emocionale sesa djemtë.

Megjithëse studimi nuk ka analizuar shkaqet, thuhet se varfëria ka gjasa të rrisë rrezikun e të dy problemeve.

Hulumtuesit analizuan të dhënat e më shumë se 17,000 fëmijëve të lindur në Britani të Madhe midis viteve 2000 dhe 2002, duke përdorur modelimin statistikor për të matur lidhjen mes mbipeshës dhe problemeve emocionale.

Ata kishin informacione për lartësinë dhe peshën e fëmijëve (BMI) si dhe raportet mbi problemet e tyre emocionale, të siguruara nga prindërit e tyre, në moshën tre, pesë, shtatë, 11 dhe 14 vjeç.

Nga mosha shtatëvjeçare, studimi zbuloi se obeziteti dhe problemet emocionale ishin të lidhura ngushtë.

Por lidhja nuk ishte e dukshme në fëmijët e vegjël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat